Deputeti socialist e quajti ish-kryeministrin “autik”/ Flet për herë të parë Liri Berisha: Jam ndjerë keq…(FOTO) – AlpeGossip
Deputeti socialist e quajti ish-kryeministrin “autik”/ Flet për herë të parë Liri Berisha: Jam ndjerë keq…(FOTO)

Deputeti socialist e quajti ish-kryeministrin “autik”/ Flet për herë të parë Liri Berisha: Jam ndjerë keq…(FOTO)

Bashkëshortja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Liri Berisha ishte e ftuar ditën pasditen e sotme në emisionin “Ftesë në 5”, ku rrëfeu për pasionin e saj të gatimit të trashëguar nga e ëma dhe dedikimin për familjen, plot me nipër dhe mbesa.

Nga ana tjetër, Zonja Berisha nuk la pa përmendur edhe për 13 vitet e palodhura në ndihmë të fëmijëve autik në Shqipëri.

“Sot statistikat janë shumë të larta për fat të keq, të stepin. 1 në 68 fëmijë është autik”-tha Liri Berisha.

Dhe gjendur në këtë temë, moderatorja e emisionit Bieta Sulo nuk mund të linte pa e pyetur sesi u ndje ajo, kur deputeti socialist Alket Hyseni e cilësoi ish-kryeministrin Berisha si autik. Duke mos dashur ta përziente përgjigjen e saj me politikën shqiptare, Liri Berisha theksoi se ndihet keq nga padituria që njerëzit kanë për këtë dhimbje.

“Në këtë rast unë nuk do ta merrja si sulm. Nuk do ta përzieja fare me politikën. Jam ndier keq për faktin se kur gjendesh një paditurie shoqërore, të gjithë të paditur, përpara kësaj dhimbjeje është vërtet shumë trishtuese”, u shpreh zonja Berisha.