Këngëtari i njohur Gent Fatali tradhëtohet /Nuk e priste të ishte pjesë…(VIDEO) – AlpeGossip
Këngëtari  i njohur Gent Fatali  tradhëtohet /Nuk e priste të ishte pjesë…(VIDEO)

Këngëtari i njohur Gent Fatali tradhëtohet /Nuk e priste të ishte pjesë…(VIDEO)

Këngëtari nga Kosova, shumë i suksesshëm edhe në Shqipëri, Gent Fatali ishte i ftuari i moderatorit Ermal Peçi në programin “Një kat më lart” . Kënga e tij e fundit ‘Sa jena t’ri’ vazhdon të korr sukses teksa ka kaluar milionin e parë të shikueshmërisë në Youtube.

Ai i tregoi se klikimet për të janë tregues të suksesit të këngës pavarësisht se sot shumë manipulojnë klikimet.

Në lidhje me klipin u tha online, se vajza aty ishte e dashura e tij, gjë që Genti e mohoi. Por nisur nga titulli “Sa jena t’ri” Ermali i drejtoi një pyetësor më këtë titull që shkaktoi shpesh shumë të qëshura në program. Sipas Gent Fatalit ‘sa jena t’ri’ tradhëtia në çift nuk justifikohet dhe se ai kurrë nuk ka tradhëtuar. Por a e kanë tradhëtuar Gentin? Përgjigja e tij është shumë e sinqertë, teksa pohon se e kanë tradhëtuar, gjë që e frymëzoi edhe për këngën ‘Ex’.

A duhet të krijoj ai një lidhje me një fanse ‘sa jena t’ri’? A duhet të eksperimentoj Fatali në krevat me femrat e tij? Mesoni këto përgjigje edhe më shumë pas minutës së 8-të të videos shkëputur nga “Një kat më lart”.