“A PRANON TË FUTESH NË BIG BROTHER”/ Pyetja e Arbanës lë pa fjalë Alban Ramosaj – AlpeGossip
“A PRANON TË FUTESH NË BIG BROTHER”/ Pyetja e Arbanës lë pa fjalë Alban Ramosaj

“A PRANON TË FUTESH NË BIG BROTHER”/ Pyetja e Arbanës lë pa fjalë Alban Ramosaj

Beatrix Ramosaj, këngëtarja kosovare, mori një surprizë tepër të këndshme nga Vëllai i Madh mbrëmjen e sotme në Shoë Live.

Një video e vëllait të saj, Albanit, e bëri të qante me ngashërim duke thënë se e ka marrë malli shumë.

Pasi doli nga dhoma e rrëfimit, Beatrix u bashkua me banorët e tjerë, por për të surpriza nuk kishte përfunduar.

Alban Ramosaj u fut brenda shtëpisë, duke bërë që Beatrix të çmendej nga gëzimi.

Më pas një pyetje rrufe e Arbanës i la pa fjalë të dy: “Alban a dëshiron të jesh pjesë e Big Brother Vip duke u futur që sonte në shtëpi?”

Por ishte e gjitha një shaka pasi më pas Arbana kërkoi daljen e tij nga shtëpia.