“E KAM KUPTUAR SE BORA…”/ Ish-banori i “Big Brother” bën deklaratën e fortë: Ra në dashuri Beatrix, apo atë natë që… – AlpeGossip
“E KAM KUPTUAR SE BORA…”/ Ish-banori i “Big Brother” bën deklaratën e fortë: Ra në dashuri Beatrix, apo atë natë që…

“E KAM KUPTUAR SE BORA…”/ Ish-banori i “Big Brother” bën deklaratën e fortë: Ra në dashuri Beatrix, apo atë natë që…

Ka disa ditë që në rrjetet sociale po komentohet gjatë treshja Donald-Bora-Beatrix. Tashmë ata janë bërë qendra e diskutimeve për publikun e madje edhe për disa personazhe të njohur të ekranit.

Së fundmi dy ish-konkurrentët e këtij edicioni të BB VIP, Ardit Çuni dhe Kledi Hysa, në një video live në rrjetet sociale, kanë komentuar situatën, së bashku me fituesin e “Big Brother 6”, Anaid Kaltoi dhe ish-konkurrentin e Për’Puthen, Atdhe Xharravina.

Gjatë kësaj bisede të përbashkët, Anaid ka folur me keqardhje për gjendjen e moderatores Bora Zemani pas ngjarjeve të fundit.

“Unë sot e kam kuptuar që Bora e dashuron vërtet Donaldin. Ai nuk është duke e menaxhuar mirë, sepse duhet të shkëpusësh në fillim një lidhje që ke, para se të nisësh një të re”, tha Kaltoi.

Ky i fundit ka përmendur gjithashtu faktin se kur Kledi ftoi në një darkë me Beatrix, ka qenë aktori ai që e këshillonte modelin si ta bënte për vete dhe si duhet të sillej me Trixën, ndërsa Arditi shprehet me ironi se ky është një mister që duhet gërmuar nga shkencëtarë.

Pjesë nga Biseda mes personazheve VIP

Kledi: Nëse kjo do të ishte lojë, nuk e di çfarë rezultati do të kishte pastaj…

Arditi: Edhe sikur të jetë lojë, prapë do të ishte anormale, s’ka kuptim. Beatrix nuk e ka për lojë…

Anaidi: Ra në dashuri Triksa, apo që atë natë që doli më Kledin e kuptoi…

Atdheu: Ardit pse mendon se rri i mërzitur Donaldi…

Arditi: Kam përshtypjen që do e ketë kuptuar. Se të rrish me dikë tjetër në shtëpi duke u puthur, dhe duke e ditur shumë mirë që jashtë ka lënë dikë…