“ISHTE GATI TA PUTHTE”/ Rrjeti “shpërthen” ndaj Beatrix, janë të bindur se nuk e dalloi Romeon: Mendoi ndonjë gjë të… – AlpeGossip
“ISHTE GATI TA PUTHTE”/ Rrjeti “shpërthen” ndaj Beatrix, janë të bindur se nuk e dalloi Romeon: Mendoi ndonjë gjë të…

“ISHTE GATI TA PUTHTE”/ Rrjeti “shpërthen” ndaj Beatrix, janë të bindur se nuk e dalloi Romeon: Mendoi ndonjë gjë të…

“Vëllai i Madh” kishte menduar mbrëmë një rreng mjaft të bukur për të gjithë banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Në një moment gjatë spektaklit në dhomën e rrëfimit u shfaq Romeo Veshaj, vëllai binjak i Donaldit.

Ai kishte një mision, të vishej si i vëllai dhe të hynte në shtëpi duke bërë sikur ishte Donaldi. Pasi dy vëllezërit u takuan dhe u emocionuan publikun, nisi dhe pjesa e argëtimit.

Teksa ndodheshin në dhomën e surprizave, ata ndërruan veshjet me njëri-tjetrin dhe më pas Romeo shkoi drejt e te banorët e tjerë. Në ato momente Arbana fut një klip për të parë të gjithë dhe më pas do e komentonte “Donaldi” me Beatrix dhe Sabianin.

Kur Romeo hyri në sallon, Beatrix e shikonte çuditshëm, por nuk tha se nuk ishte Donaldi. Nga ana tjetër, Einxhel e vëzhgonte dhe ishte e para që i tha që ti nuk je Donaldi por Romeo.

Në ato momente edhe Beatrix shprehet: “Nuk është Donaldi, nuk po më bëjnë sytë”, dhe çohet nga aty. Por ndjekësit janë të sigurt se këngëtarja nuk e ka kuptuar aspak se nuk është Donaldi, thjesht është ndjerë keq pasi ai qëndroi gjatë në dhomën e rrëfimit.

“Kjo ne fund fare e mori vesh. Trixa mos genje se nese e kishe dallu kishe fol ti jo Enxhi. La nom kjo trixa sa femre trash o. Triksa nuk e njohu fare po mendoj ndonje gje te keqe se po rrinte shum serioz. Trupin yll e mendjen fyll , si thuhet ne shqip , si thuhet ne shqip”. Trixa ishte gati ta puthte ju thoni e dalloi”, ishin disa nga komentet e shumta që shpërthyen menjëherë në rrjet.

“Trixa ishte gati ta puthte”/ Rrjeti “shpërthen”

“Trixa ishte gati ta puthte”/ Rrjeti “shpërthen”