“DAGZ DUHET QË TË…”/ PM si asnjëherë më parë: Beniadën e shoh si… – AlpeGossip
“DAGZ DUHET QË TË…”/ PM si asnjëherë më parë: Beniadën e shoh si…

“DAGZ DUHET QË TË…”/ PM si asnjëherë më parë: Beniadën e shoh si…

Pajtimi ka dhënë sot intervistën e parë pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Si asnjëherë më parë, ai ka folur për eksperincën brenda shtëpisë më të famshme dhe për lidhjen e tij me Sarah.

Por jo vetëm kaq, Dj PM ka folur edhe për marrëdhëniet që ka krijuar me banorët e tjerë. Teksa u pyet se kush mendon se do të fitojë “Big Brother VIP”, ai tha se do donte që Sarah dhe Dagz.

“Unë do doja që të fitonin Sarah dhe Dagz, por janë karakter të butë, ndryshe nga të tjerët që janë më të fortë. Të parët duket se janë Iliri dhe Donaldi, se janë karaktere më të fortë. Por unë shoh edhe një Beniadë që mund të jetë në finale, madje në dyshe”, tha PM.

Sipas Pajtimit, Beniada është “i vetmi person që më rrëzoj teorinë e debateve dhe thashethemeve”.

Menjëherë u pyet nëse nuk do të ishte Sarah, a do të kishte krijuar në lidhje me modelen bukuroshe.

“Jo, jam i sinqertë. Për shumë arsye them jo, e them prej zemrës jo së është motra e Sarah këtu. Si shoqe është shumë e mirë, më ka afruar mënyra e të menduarit, kishim ide njësoj. Mënyra se si sillej, komunikonte. Por jo diçka më shumë”, tha PM.