“NË JETËN TIME JAM E PLOTËSUA”/ A do ia hapë “derën” një dashurie të re Arjola Demiri? Aktorja: Për një nënë… – AlpeGossip
“NË JETËN TIME JAM E PLOTËSUA”/ A do ia hapë “derën” një dashurie të re Arjola Demiri? Aktorja: Për një nënë…

“NË JETËN TIME JAM E PLOTËSUA”/ A do ia hapë “derën” një dashurie të re Arjola Demiri? Aktorja: Për një nënë…

Arjola Demiri është nënë e divorcuar e 3 fëmijëve. Pas ndarjes nga bashkëshorti, aktorja nuk është martuar më, duke iu përkushtuar rritjes së fëmijëve të saj dhe karrierës.

Teksa fliste për jetën e saj personale në Big Brother, ajo u shpreh se është e plotësuar dhe e lumtur, por nëse një ditë vjen një person që e dashuron, do ia “hapë derën”.

“Unë deri në pjesën personale, intime jam e plotësuar. Zgjohem e lumtur dhe fle e lumtur. Edhe profesioni ka shkuar shumë mirë, çdo vit e më lart e më i suksesshëm. Familjarët shyqyr janë mirë. Nuk ka ardhur një person që më do. Nëse vjen, i hap derën”, tha aktorja.

Por Arjola Demiri shtoi se kjo gjë është e vështirë, për shkak se ka tre fëmijë. Ajo iu drejtua Beniada Nishanit me fjalët: “Pas ndarjes kalon traumë, s’ke më besim. Ti beson në dashuri, por s’ka. Njerëzit në Shqipëri, ka gra me fëmijë që janë ndarë me fëmijë, janë martuar prapë dhe kanë krijuar jetën. Por mos të harrojmë se ato që krijojnë jetën kanë 1 fëmijë.”