“KAM LËNË NËNËN TIME VETËM”/ Monika mërzitet me Ilirin që i tha hipokrite: Më mirë do isha larguar se të… – AlpeGossip
“KAM LËNË NËNËN TIME VETËM”/ Monika mërzitet me Ilirin që i tha hipokrite: Më mirë do isha larguar se të…

“KAM LËNË NËNËN TIME VETËM”/ Monika mërzitet me Ilirin që i tha hipokrite: Më mirë do isha larguar se të…

Që në momentin që Monika shpëtoi Beatrix gjatë një zinxhiri shpëtimi, debatet mes saj dhe Ilirit duket se nuk kanë fund dhe nuk po gjejnë asnjë sqarim.

Ditën e djeshme, të gjithë banorët kanë lexuar letrat e shkruara prej tyre, ku thuhej arsye se pse nuk duhej që të fitonin çmimin e madh të “Big Brother VIP”.

Balerini i njohur argumentoi se përse aktoroja nuk e meritonte fitoren duke e etiketuar edhe si hipokrite. Duket se ky epitet e ka mërzitur tepër Monikën, gjë që ka nxitur edhe një diskutim të ashpër mes tyre.

“Jam shumë e mërzitur të quajta mik, të kam dhënë zemrën. Unë nuk do ta thoja kurrë atë gjë për ty. Unë më mirë do isha larguar sesa të shkruaja gjëra të tilla, as nuk e çoja nëpër mend. Nuk kam dashur kurrë të luaj por edhe nëse jam hipokrite, për moshën që kam nuk duhet ta kishe thënë atë gjë për mua. Unë kam lënë nënën time vetëm atje dhe nuk kam ardhur këtu të ulëras për arsyet e mia”, tha ajo e revoltuar.

Nga ana tjetër Iliri u përpoq të sqaronte se,epiteti në fjalë u përdor vetëm duke u bazuar tek diplomacia që Monika tregon në marrëdhëniet me banorët e tjerë.