“NJERI I MENÇUR DHE INTILIGJENT…”/ Big Mama zbulon kush mendon se do fitojë BB VIP – AlpeGossip
“NJERI I MENÇUR DHE INTILIGJENT…”/ Big Mama zbulon kush mendon se do fitojë BB VIP

“NJERI I MENÇUR DHE INTILIGJENT…”/ Big Mama zbulon kush mendon se do fitojë BB VIP

Kanë mbetur edhe pak ditë nga finalja e madhe e “Big Brother VIP”. Publiku apo ish-banorët kanë të preferuarin e tyre lidhur me fituesin e çmimit të madh.

Një nga ish-konkurrentet e shtëpisë më të famshme në Shqipëri gjithashtu ka treguar simpatinë e saj në lidhje me fituesin e kompeticionit.

Është fjala për Big Mama, e cila së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Why Not”, ku është shprehur se, sipas saj, Ilir Shaqiri është banori që e meriton fitoren, ndonëse me zemër do të donte që ta fitonte mikesha e saj, Arjola Demiri.

“Me gjithë zemër e shpirt dua që çmimin ta fitojë Arjola. Por nëse është një njeri që e meriton fitore, ai është Iliri. Njeri më të mençur dhe njeri më inteligjent si Ilir nuk kam parë. Ai ka përballuar shumë sfida brenda shtëpisë, ka qenë aq i qetë sa unë jam habitur”, ka thënë këngëtarja e njohur.

Big Mama ka rrëfyer gjithashtu se e shihte Donaldin si partner për batuta dhe shaka, por momenti që këngëtarja hyri në shtëpi nuk ishte i duhuri për batuta, pasi Donaldi po kalonte momentet më të vështira, gjë që ndikoi në humor.

“Pa Donaldin ajo shtëpi nuk ka lezet. Donaldi dhe PM janë sheqeri dhe humori i asaj shtëpie. Normalisht që ka momente përplasjesh dhe presion. Ka momente që Donaldi gabon, unë ja kam lënë gjithmonë moshës. Brenda shtëpisë e shihja Donaldin si partner për batuta e kështu gjërash. Por unë ndoshta hyra në momentin më të vështira të Donaldit dhe e gjeta më të tërhequr”, është shprehur Big Mama.