15 ORË NË RAJON/ Paloma rrëfen përse përfundoi në polici kur ishte fëmijë: Morën vesh ku fshihte mami paratë – AlpeGossip
15 ORË NË RAJON/ Paloma rrëfen përse përfundoi në polici kur ishte fëmijë: Morën vesh ku fshihte mami paratë

15 ORË NË RAJON/ Paloma rrëfen përse përfundoi në polici kur ishte fëmijë: Morën vesh ku fshihte mami paratë

Në rubrikën “Dielli apo Hëna” në emisionin “E Diell” ishte dje e ftuar Paloma, së bashku me bashkëshortin e saj. Ata u përballën me njëri-tjetrin në lojëra të ndryshme.

Një ndër historitë më interesante të dëgjuara në “E Diell” ishte ajo ku u tregua se sa fëmijë çapkën ka qenë gazetarja e njohur.

Grupi tjetër e kishte paksa të vështirë të kuptonte nëse ishte vërtetë historia e Palomës, pasi Graciano e ndërlikoi akoma më shumë situatën duke e bëre grupin kundërshtar shumë konfuz .

Gjatë kësaj loje, u mësua se gazetarja ka ndenjur 15 orë në polici, kur ishte në moshë të vogël pasi ishte arratisur nga kopshti dhe kur përfundoi në rajon nuk tregonte emrin e prindërve.

“Në moshë fare të vogël kam ikur nga kopshti fshehurazi dhe humba rrugën ,më gjen një burrë dhe më çon në polici aq shumë po kënaqesha me policët sa nuk ia thoja emrin e prindërve se nuk doja të shkoja në shtëpi, kam ndenjur 15 orë duke i treguar të gjitha sekretet e familjes sa policët morën vesh edhe se ku i fshihte mami paratë”, thuhet në letrën që lexoi Nevina.

Argjira: Si grup vendosim Palomën.

Nevina : Është kjo historia jote Paloma?

Paloma: Jo (duke qeshur).

Nevina: Pse e hani gjithmonë këtë, historia e Palomës ishte.