“DO TË DHUROJ 10 MIJË EURO”/ Premtimi i Donaldit, Monika: Dërgojua gjyshërve të tu… – AlpeGossip
“DO TË DHUROJ 10 MIJË EURO”/ Premtimi i Donaldit, Monika: Dërgojua gjyshërve të tu…

“DO TË DHUROJ 10 MIJË EURO”/ Premtimi i Donaldit, Monika: Dërgojua gjyshërve të tu…

E vetmja nga banoret e Big Brother VIP që nuk mori asnjë emision mbrëmjen e kaluar ishte Monika Lubonja. Në përfundim të spektaklit, Monika dhe Donaldi biseduan me njëri-tjetrin në lidhje se kush do të jetë finalisit.

Veshaj u shpreh se nëse ai do të arrijë në finale, do t’i dhurojë asaj një pjesë nga shuma e fituar, 10 mijë euro, kjo për vetë faktin se të gjithë kanë marrë nga një mundësi pune.

Megjithatë Lubonja e vlerësoi mendimin e Donaldit, duke thënë se do ishte mirë që t’ia dhurojë paratë e fituara gjyshërve të tij.

“Unë e vlerësoj shumë edhe mos më prek se dhe unë jam pak tip krenarë. Ty faleminderit po edhe ato ti do t’ia çosh nënës dhe gjyshit, ne bashke do jemi këtu, ishallah në ndonjë projekt bashkë.

Rëndësi ka që ti ke qenë shumë pranë meje, që nga ajo natë që ti më urove Vitin e Ri ndryshe nga të tjerët… “, u shpreh Monika