“JAM NË SHTRAT ME GRUAN TËNDE”/ Pete Davidson “hakmerret” ndaj Kanye West: Takohemi dhe flasim si… – AlpeGossip
“JAM NË SHTRAT ME GRUAN TËNDE”/ Pete Davidson “hakmerret” ndaj Kanye West: Takohemi dhe flasim si…

“JAM NË SHTRAT ME GRUAN TËNDE”/ Pete Davidson “hakmerret” ndaj Kanye West: Takohemi dhe flasim si…

Pas ndarjes nga Kanye West, Kim Kardashian ka hedhur hapin e radhës në jetën personale me Pete Davidson në krah të saj. Pak ditë më parë, ylli me famë botërore ndau në rrjete sociale fotot e tyre të përbashkëta duke e bërë më formale lidhjen e tyre.

Ish burri i Kim, Kanye ka treguar shpeshherë publikisht se sa kundër është ndaj kësaj lidhje pasi shpresonte se do të riktheheshin. Por tani gjërat mes Kanye dhe Pete po shkojnë keq e më keq. Miku i Pete, Dave Cyrus, zbuloi mesazhet e shkëmbyera mes reperit dhe komedianit.

Në mesazhin e parë, Pete i shkruan Kanye: “A mund të qetësohesh? Është ora 8 e mëngjesit dhe nuk duhet të jetë kështu. Kim është mamaja më e mirë që kam njohur. Ajo që Kim bën për ato fëmijë është e mrekullueshme dhe je me fat që ajo është nëna e fëmijëve të tu. Nuk do të lejoj të na trajtosh më në këtë mënyrë dhe nuk do të qëndroj më i heshtur. Rritu!”

Minima_1

Kanye: “Oh ti po përdor sharje! Ku je tani?”

Pete: “Në shtrat me gruan tënde” (dërgon foton nga krevati)

Kanye: “Gëzohem që ke dal nga spitali dhe rehabilitimi”

Në mesazhe të tjera, Pete shkruan: “Nuk po më tremb, vëlla. Veprimet tuaja janë të turpshme. Është shumë e trishtueshme të shoh se po shkatërron trashëgiminë tënde çdo ditë.” Më pas Pete i thotë Kanye se dëshiron të takohet privatisht për të folur “si një burrë me një burrë”.

Minima_2