Qëkurse është bërë e famshme nga pjesëmarrja e saj në “Big Brother Albania”, Xhenin jemi mësuar ta shohim si zeshaken joshëse.
Por ditën e sotme, bukuroshja e reality show-t ka bërë një ndryshim drastik në pamjen e saj, duke shkelur në territorin e bjondeve.
Në një foto të re të postuar në Instagram, Xheni shihet me flokë të gjatë e të drejtë të lyer me teknikën ombre, çka e bën Xhenin gjysmë bjonde.
“Po apo jo?”-shkruan ajo në përshkrimin e fotos, duke kërkuar mendimin e ndjekësve për pamjen e saj të re.