U PËRFOL SE ISHIN NË NJË LIDHJE/ Beatrix bën deklaratën e papritur për reperin: Më mungon – AlpeGossip
U PËRFOL SE ISHIN NË NJË LIDHJE/ Beatrix bën deklaratën e papritur për reperin: Më mungon

U PËRFOL SE ISHIN NË NJË LIDHJE/ Beatrix bën deklaratën e papritur për reperin: Më mungon

Beatrix Ramosaj ka qenë në qendër të mediave rozë kohët e fundit, kjo për shkak të pjesëmarrjes në Big Brother Vip dhe nisjes së romancës, që përfundoi pas daljes nga shtëpia me aktorin Donald Veshaj.

Megjithatë, emri i saj nuk është lakuar vetëm me atë të aktorit, por edhe me meshkuj të tjerë të njohur, siç është reperi Emra Hajrizaj, i njohur si Escobar.
Beatrix Ramosaj ndau me ndjekësit e saj në Instagram një fragment nga klipi i reperit Escobar, me të cilin vite më parë është përfolur se janë në një lidhje.
“Më mungon, rikthehu shpejt”, shkruan ajo bashkëngjitur me videon.

Në shkrim ajo e ka cilësuar reperin si shok me fjalën, “bbf” ose “best friend forever”.
Beatrix Ramosaj dhe Escobar janë përfolur 4 vite më parë për një romancë. Ishin miqtë e saj ata që treguan se verën e vitit 2018, këngëtarja nisi një histori dashurie me reperin e njohur, milionerin shqiptar që jeton në Londër, Emra Hajrizaj