E POHOI ME GOJËN E TIJ/ Ledion Liço dhe Sara Hoxha prindër për herë të tretë – AlpeGossip
E POHOI ME GOJËN E TIJ/ Ledion Liço dhe Sara Hoxha prindër për herë të tretë

E POHOI ME GOJËN E TIJ/ Ledion Liço dhe Sara Hoxha prindër për herë të tretë

Sara Hoxha dhe Ledion Liço do të bëhen prindër për herë të tretë. Ky lajm është bërë me dije gjatë episodit të 12-të të emisionit “Ëndërrtjerrësit”.

Në jetën private, ai dhe bashkëshortja e tij Sara Hoxha, kanë vendosur që ta zgjerojnë familjen, me një tjetër fëmijë që pritet të vijë në jetë pas pak kohësh.

Në këtë promo shfaqen të ftuarit, të cilët uruan Ledionin “me një gocë”, duke lënë të nënkuptohet se Sara është në pritje të ëmbël. Kujtojmë se çifti i njohur kanë dy djem, London dhe Roman, të cilët së shpejti do të bëhen me motër ose vëlla.

Përsa i përket babait të bashkëshortes së tij, Dritan Hoxhës ai tha se i mungon në forma nga më të ndryshmet.

Për mua është pishman i madh, që tre fëmijët nuk do e njohin kurrë gjyshin e tyre”- u shpreh Ledioni ku dukej tejet i prekur.

Prej disa kohësh ai ka qëndruar larg ekranit dhe ky është një nga ato vendime që nuk kalohet pa u vënë re!

Por, duket se Ledion Liço nuk paska qëndruar tërësisht në heshtje edhe në aspektin profesional.
Ndër të tjera, Ledioni ka zbuluar edhe disa detaje nga karriera e tij disa vjeçare në “Top Channel”. Vitet e fundit ai i ka munguar ekranit të “Top Channel”, por do të rikthehet së shpejti.

Ne na mbetet t’i urojmë Sarës një shtatëzëni sa më të mbarë dhe ashtu si e shprehu dhe Ledioni, me një vajzë të shëndetshme.