KUSH ISHTE LAKMITARJA? Mozzik tregon nëse kënga që bëri bujë i dedikohet Loredanës – AlpeGossip
KUSH ISHTE LAKMITARJA? Mozzik tregon nëse kënga që bëri bujë i dedikohet Loredanës

KUSH ISHTE LAKMITARJA? Mozzik tregon nëse kënga që bëri bujë i dedikohet Loredanës

Mozzik numëron një sërë hitesh, në mesin e të cilëve përmendim duetin me Taynën që mban titullin “Edhe Ti”. Mes vargjeve, reperi shprehet “Lakmitare ke mendu se dashnia është veç pare, ke mendu se dashuria është hajgare, ti e ke emrin lakmitare”. Asokohe u përfol se reperi i drejtohej Loredanës pas ndarjes.

Reperi ka zbuluar më shumë gjatë një koncerti që ka mbajtur së fundmi. Ai thotë para fansave se kënga i dedikohet ish partneres së tij. “Kam pasur një femër njëherë që lakmonte shumë. Lakmonte kaq shumë saqë bëra një këngë me emrin Lakmitare.”, tha ai. Nuk përmendi emra por si duket kënga i dedikohet Lorit.

Në një intervistë të vitit 2020, kur u pyet për arsyen e ndarjes, Loredana tha: “Pse u ndamë s’mund ta them me saktësi. Nuk ka qenë arsye për t’u ndarë. Për mua duhet të ndodhin shumë gjëra që të ndahen dy njerëz. S’kemi pasur arsye të mëdha, por ishim të dy të stresuar.”

Ata u ribashkuan në vitin 2021 dhe madje publikuan dhe një album të përbashkët me titullin “No Rich Parent”. Gjërat nuk shkuan mirë duke u ndarë pak kohë më pas. Në gusht, reperja konfirmoi ndarjen përmes një postimi në rrjete sociale, duke thënë se kanë mbetur miq të mirë për hir të vajzës së tyre të vogël.

“ Ne jemi thjesht dy kokëfortë, të cilët nuk munden as me njëri-tjetrin dhe as pa njëri-tjetrin. Faza e albumit ishte shumë intensive dhe gjatë kësaj kohe kuptuam se mund të qeshim për 10 orë bashkë, por nuk mund të kemi një marrëdhënie të shëndetshme.

Por jam ende shumë e lumtur që arritëm ta bënim këtë album dhe tentuam sërish. Mozzik dhe unë do të ruajmë sërish raportet e mira. Ai më ka dhënë dhuratën më të bukur të jetës sime. Pavarësisht ndarjes, ne arritëm të komunikonim bashkë, të rrisnim Hanën dhe të flisnim me njëri-tjetrin për të gjitha ulje-ngritje