“ISHA KOCKË E LËKURË DHE NUK KISHA GJOKS…”/ Tea ka një mesazh për vajzat që kanë problem kilogramët e tepërt – AlpeGossip
“ISHA KOCKË E LËKURË DHE NUK KISHA GJOKS…”/ Tea ka një mesazh për vajzat që kanë problem kilogramët e tepërt

“ISHA KOCKË E LËKURË DHE NUK KISHA GJOKS…”/ Tea ka një mesazh për vajzat që kanë problem kilogramët e tepërt

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Tea Trifoni, është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale. Teksa ndan foto e video të ndryshme me ndjekësit e shumtë, ajo herë pas here bën edhe biseda virtuale me ta

E kështu ka bërë së fundmi. Tea ka bërë një pyetje në “Instastory” dhe fansat i janë përgjigjur menjëherë.

“Isha kockë e lëkurë”/ Tea ka një mesazh

“Kush tjetër e nis ditën me kaq stres?”, pyet Trifoni, teksa një ndjekës i është përgjigjur: “Stres për mua janë kilogramët e tepërt dhe barku obez”.

Për këtë ka reaguar Tea, e cila ka këshilluar personin në fjalë që ta dojë veten ashtu siç është. Sipas saj, edhe nëse ajo do të dobësohet, sërish do ketë stres pasi do kërkojë një trup edhe më perfekt.

Madje ajo ka treguar se një gjë e tillë i ka ndodhur edhe asaj kur është dobësuar.