“NUK E KUPTOJ SI SHKOI NGA…”/ Pse njerëzit janë të irrituar me këngën e re të Xhensila – AlpeGossip
“NUK E KUPTOJ SI SHKOI NGA…”/ Pse njerëzit janë të irrituar me këngën e re të Xhensila

“NUK E KUPTOJ SI SHKOI NGA…”/ Pse njerëzit janë të irrituar me këngën e re të Xhensila

Njerëzit nuk janë aspak të lumtur me ndryshimin e Xhensila Myrtezajt në këngën e saj më të fundit dhe nuk kanë ngurruar të shprehin hapur kritikat e tyre.

Kjo pasi, komentuesit, kryesisht dëgjuesit besnikë të Xhensilës, janë të pakënaqur, me tekstin e “Ale Ale”. Dhe rezervat e tyre i kanë shprehur në sektorin e komenteve në YouYube.

Pak orë pas publikimit të këngës në YouTube, një nga komentet me më shumë pëlqime është ky:

“Si të ta shpjegoj domethënë që është këngë e lezetshme, kërcehet, ka ritëm, por pas kësaj nuk besoj se do kërkoj ta dëgjoj më. Domethënë e dëgjueshme vetëm një herë dhe aq ngel aty.”

Pjesa më e madhe e tyre nuk e përqafojnë dot stilin e saj të ri. Ja disa nga komentet:

“Dikur kishe lezet ishe vetvetja. Me këtë këngë aspak vetvetja.”

“Më mungon Xhensila e mëparshme, e thjeshtë, e ëmbël.”

Vlen të theksohet se Xhensila nuk i shkruan vetë tekstet e këngëve, mirëpo ky fakt nuk e justifikon tek dëgjuesit.

“Teksti skandaloz. Po zvërtitet shumë Xhensila me këto këngët e fundit. Më shumë i jep rëndësi klipit, do të tregojë linjat e trupit dhe veshjen sesa i kushton vëmendje tekstit dhe muzikës. Shumë keq. Të gjitha këngët e para të saj ishin hit. Të kënaqej shpirti kur i dëgjoje.”

Ndërkohë, të tjerë janë zhgënjyer edhe nga videoklipi dhe janë të mendimit se ajo i kushton më shumë rëndësi videoklipit se tekstit:

“Shumë zhgënjim kjo këngë. Më shumë i ka kushtuar rëndësi pamjes sesa këngës dhe zërit. Ky lloj zhaneri nuk i përshtatet fare. Kishte lezet më parë. Këngë e dështuar përfundimisht. E dëgjova sa për të shuar kuriozitetin dhe nuk e dëgjoj më.”

“T’i kishe kushtuar më shumë rëndësi këngës sesa dukjes do ishte hit veror”

“Akoma nuk e kuptoj si vajti nga këngët e Pirro Çakos në këtë pikë”

“Kishte lezet më parë kjo ishte e thjeshtë në klipe dhe këngët i qante”.

“Ka humbur stili që kishte dikur si në këngë si në paraqitje. Dikur kishte stil unik dhe tekstet i kishte plot kuptim”.

Nuk mungojnë kritika edhe më të ashpra të tipit “Sa palidhje!” Prej disa kohësh, Xhensila ka nisur të eksperimentojë, duke dalë nga kornizat e vajzës së ëmbël me veshjet karakteristike në çdo videoklip, e me tekstet “soft”, duke ardhur shumë më ndryshe dhe “wild”. Një dëgjuese e zhgënjyer shkruan:

“Xhensila ka ndryshuar shumë. Më parë konkurronte me talent, tani shfaq vetëm format. Zëri shumë autotune. Okay i përshtatet tregut por ky lloj stili është për ato që nuk kanë vokal për të ofruar por thjesht trup”.

Vlen të theksohet se këto komente të tilla kanë marrë goxha pëlqime, duke nxjerrë në pah se nuk janë të paktë njerëzit që mendojnë kështu.

Ndryshime të tilla në stil tek këngëtarët shoqërohen padyshim me rreziqe të mëdha dhe një ndër ta është zhgënjimi i dëgjuesve. Më herët këtë verë me një situatë të tillë janë përballur edhe Kida dhe Tayna, të cilat kanë marrë komente të shumta negative për këngët respektive “Dinero” dhe “Taka”.