PASI MAMAJA E RITA ORËS E MBËSHTETI PUBLIKISHT/ Reagon Beatrix Ramosaj: Përulem para punës tuaj! – AlpeGossip
PASI MAMAJA E RITA ORËS E MBËSHTETI PUBLIKISHT/ Reagon Beatrix Ramosaj: Përulem para punës tuaj!

PASI MAMAJA E RITA ORËS E MBËSHTETI PUBLIKISHT/ Reagon Beatrix Ramosaj: Përulem para punës tuaj!

Rreth dy ditë më parë, Beatrix Ramosaj publikoi në rrjetet sociale një video ku u shfaq e duke u shprehur se prej tre muajsh ajo po bullizohet. Menjëherë pas publikimit, këngëtarja ka marrë reagime të shumta jo vetëm nga fansat e saj por edhe nga personazhe VIP.

Dhe një ndër tyre ishte mamaja e këngëtares me origjinë shqiptare Rita Ora, Vera. Ajo është psikologe me profesion dhe këshilluese e shëndetit mendor dhe ka shpërndarë në Instastory videon e Beatrixës, duke shkruar: “Stop bullizimin, shëndeti mendor ka rëndësi”.

Menjëherë pas këtyre postimeve ka ardhur dhe reagimi i Beatrixës e cila e ka falënderuar përzëmërsisht Verën për mbështetjen që i dha publikisht. Në një postim në InstaStory këngëtarja shkroi për psikologen:

“U zgjova këtë mëngjes me këtë postim kaq të rëndësishëm për të gjithë ne! E dimë që bullizmi ka rrënjë të thella, sidomos në një komb të vogël si i yni. Siç e dimë dhe ditë pas dite mund të bëjmë një hap përpara për ta tejkaluar atë. Të njohur, të panjohur, publik, jopublik. Më besoni një koment dashakeqës dhemb po njësoj! Faleminderit @veraora, përulem para gjithë punës suaj për shëndetin mendor dhe të drejtat e njeriut! #inspirim”