“MË DUKEN INTERESANT”/ Nga Agron Llakaj te Xhemi Shehu, Arbër Hajdari bën propozimet për banorët e rinj të “BB VIP” – AlpeGossip
“MË DUKEN INTERESANT”/ Nga Agron Llakaj te Xhemi Shehu, Arbër Hajdari bën propozimet për banorët e rinj të “BB VIP”

“MË DUKEN INTERESANT”/ Nga Agron Llakaj te Xhemi Shehu, Arbër Hajdari bën propozimet për banorët e rinj të “BB VIP”

Mëngjesin e kësaj të enjte ishte i ftuar në emisionin “Wake Up”, Arbër Hajdari, i cili zbuloi nëse do të ishte pjesë e “Big Brother VIP 2” si opinionist.

Ai tha se ka shumë dëshirë, por për shkak të angazhimeve të shumta nuk mund të ketë një përgjigje të saktë për këtë.

“Bigu ishte një eksperiencë shumë e bukur për mua, kam shumë dëshirë por kam shumë angazhime të tjera. Nuk di se çfarë të them”– tha ish-opinionisti i BB VIP1.

Moderatori i njohur, Isli Islami, e pyeti Hajdarin se kë do donte ai të shikonte në BB VIP2, si personazh brenda.

“Kishte një numër personazhesh që hynë gjatë kohës së programit në shtëpi, për të bërë një nga ato darkat që isha edhe unë dhe Balina. Mu duk interesante të ishin ata personazhe. Për shembull Agron Llakaj, Ermali, Salsano, Xhemi. Më duken interesant, do ishte bukur. Nuk e di se si Goni do shkonte. Jam kurioz, më bën kurioz”, tha Arbër Hajdari.