THYEN RREGULLAT E EMISIONIT/ Ana 1 dhe Shqipja rikthehen sërish sonte në “Për’Puthen” – AlpeGossip
THYEN RREGULLAT E EMISIONIT/ Ana 1 dhe Shqipja rikthehen sërish sonte në “Për’Puthen”

THYEN RREGULLAT E EMISIONIT/ Ana 1 dhe Shqipja rikthehen sërish sonte në “Për’Puthen”

Një ndër emrat më të komentuar të programit “Për’puthen”, është padyshim ai i Shqipe Hysenaj-t.  Kjo e fundit u rikthye javën e kaluar si si e ftuar në puntatën e së dielës, ndërsa në puntatën që do të transmetohet sot, Shqipen do ta shohim në rolin e opinionistes. Këtë e bëri të ditur për publikun, vetë autorja e këtij programi në InstaStory.

Shqipja nuk do të jetë e vetme në këtë rol, pasi edhe Ana 1, do të jetë pjesë e panelit të opinionistëve.

Të dyja vajzat do të shprehin opinionet e tyre mbi ngjarjet e javës, dhe padyshim që do të sjellin mjaft polemika dhe debate  në studion e “Për’puthen”.

Kujtojmë se të dy konkurrentet janë përjashtuar më parë nga programi për shkak të thyerjes së rregullave të tij.

Nga ana tjetër vihet re reagimi i Shqipes në profilin e saj në InstaStory, ku i drejtohet autores së programit me fjalët:

“Më vjen keq që dëgjova intrigat dhe thashethemet e të tjerëve dhe nuk të besova ty Olsa”, shkruan Shqipja.

Mesa duket raportet mes vajzave janë të mira dhe kanë nisur që ti rregullojnë keqkuptimet e vjetra.

Për të gjithë ju që nuk i keni ndjekur të rejat më të fundit, kujtojmë se Olsa dje iu përgjigj pyetjeve mjaft interesante nga publiku ku thumboi Andin e Tean dhe gjithë vajzat e “Për’puthen”.

“Seriozisht ka akoma njerëz që mendojnë se unë detyroj konkurrentët. Edhe çfarë kërcënimesh u bëj nuk e imagjinon dot. Ata dridhen kur më shihin mua. Pale kur i detyroj të bëjnë si të dashuruar. Apo kur i detyroj t’u shkëlqejnë sytë se pëlqejnë njëri-tjetrin. Apo kur largohen me makinë bashkë. Apo kur qëndrojnë në prapaskenë të përqafuar. Ao kur i detyroj të bëjnë para e të hapin biznese. Sa femër e ulët (më vjen turp nga vetja)”, u përgjigj Olsa, duke thumbuar Andin dhe Tean.

Ndërsa dikush tjetër e ka pyetur nëse mendon se vajzat vijnë në program për famë dhe ajo i ka habitur të gjithë me përgjigjen e saj.

“Ndonjëherë? Ky është dyshimi, që sa vjen dhe bëhet më prezent në këtë program”, tha autorja e “Për’puthen”.

 

 

Shpërndaje