“NË IMAGJINATËN DHE HARMONINË E…”/ Jonida Maliqi sapo na tregoi me këtë FOTO veprën dhe talentin e Dan – AlpeGossip
“NË IMAGJINATËN DHE HARMONINË E…”/ Jonida Maliqi sapo na tregoi me këtë FOTO veprën dhe talentin e Dan

“NË IMAGJINATËN DHE HARMONINË E…”/ Jonida Maliqi sapo na tregoi me këtë FOTO veprën dhe talentin e Dan

Prej 9 vitesh, Jonida Maliqi është e bekuar me një djalë, i cili ka ndryshyar rrënjësisht jetën e artistes. I vogli dhe i vetmi i Jonidës, tashmë është rritur dhe pak nga pak ka filluar të shfaqë dellin artistik, që padyshim e ka të trashëguar nga e ëma. Ndonëse Dan nuk preferon të njëjtën fushë si mami Jonida, duhet thënë se ai është një artist i vërtetë.

Ditën e sotme Jonida ka ndarë në rrjete sociale një pikturë që e ka realizuar Dan me duart e tij. Ndonëse është një pikturë abstrakte, vepra e Danit përcjell mjaft pozitivtet me ngjyrat e saj të shumta.

“Në imagjinatën, fantazinë dhe harmoninë e ngjyrave të jetës sime Dan”, ka shkruar Jonida me krenari përkrah fotos së pikturës.

FOTO

Vogëlushi ka marrë komplimenta të shumtë nga miqtë e Jonidës, që janë mahnitur nga talenti i tij. Jonida Maliqi ka treguar se ka një lidhje të fortë me djalin e saj dhe është forcuar akoma më shumë pasi ajo u divorcua dhe u detyrua ta rriste atë e vetme.

Në një intervistë të dhënë pak muaj më parë për “E diela shqiptare”, Jonida u shpreh se divorci u shoqërua me vështirësi për sa i përket anës ekonomike, sepse kishte një standard të lartë jetese, por shtoi se ia ka dalë mbanë mjaft mirë edhe e vetme, sepse nuk i ka munguar kurrë forca për të punuar e për të mos i munguar asgjë djalit të saj.