“IA FUTËT”/ Ronela Hajati nuk kaloi në finalen e “Eurovision”, rrjeti shpërthen në komente: Drejtësi për Shqipërinë – AlpeGossip
“IA FUTËT”/ Ronela Hajati nuk kaloi në finalen e “Eurovision”, rrjeti shpërthen në komente: Drejtësi për Shqipërinë

“IA FUTËT”/ Ronela Hajati nuk kaloi në finalen e “Eurovision”, rrjeti shpërthen në komente: Drejtësi për Shqipërinë

Përfaqësuesja e Shqipërisë në “Eurovision”, Ronela Hajati, ishte e para këngëtare që hapi garën në festivalin e rëndësishëm. Edhe pse performanca e saj ishte mjaft elektrizuese, ajo nuk arriti që të kalonte në finalen e madhe që do të mbahet të shtunën.

“Edhe po të kaloja në finale do isha e fundit jam e sigurt. Por dashuria që mora ishte e jashtëzakonshme. E fitova Eurovisionin sepse fitova turmën. Dhe turma(publiku) ka gjithmonë të drejtë”, shkruan ajo.

Ndërkohë në faqen zyrtare të “Eurovision” në “Instagram” kanë shpërthyer komentet, ku fansat shqiptarë dhe të huaj shprehin zemërimin që Ronela nuk u votua për në finale.

“Drejtësi për Shqipërinë”/ “Ia futët Shqipërisë”/ “Shqipëria meritonte finalen”/ “Ku është Shqipëria”, janë komentet mbizotëruese në çdo postim dhe numërojnë me qindra pëlqime brenda pak minutash çka nënkupton se shumë njerëz janë dakord me këtë.