HABIT Klea Huta: Donaldi dhe Romeo e shohin Elgitin më shumë se unë – AlpeGossip
HABIT Klea Huta: Donaldi dhe Romeo e shohin Elgitin më shumë se unë

HABIT Klea Huta: Donaldi dhe Romeo e shohin Elgitin më shumë se unë

Moderatorja Klea Huta ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në “Goca dhe Gra”, ku mes të tjerash foli për martesën e saj me Elgit Dodën.

Klea tha se kohët e fundit kalojnë shumë pak kohë me njëri-tjetrin për shkak të koncerteve që Elgiti po mban me vëllezërit Veshaj. Ajo shtoi se Donaldi dhe Romeo e shohin më shumë se ajo.

“Nuk po e shoh në shtëpi unë e shkreta. Po e sheh Romeo dhe Donaldi më shumë se unë. Ai dhe unë kemi zgjedhur të rrime me njëri tjetrin në profesionin që kemi.

Ne që në fillim, Giti punonte deri vonë në studio, besimi ka qenë i konsoliduar. Ja kam lënë gjithë lirinë time. Kontrolli e shkatërron martesën”, u shpreh Klea.