“A PO TË PËRBALLON VLASHENTI?” Dojna Mema flet për luhatjet e humorit gjatë shtatzënisë: Krijoj drama në kokën time – AlpeGossip
“A PO TË PËRBALLON VLASHENTI?” Dojna Mema flet për luhatjet e humorit gjatë shtatzënisë: Krijoj drama në kokën time

“A PO TË PËRBALLON VLASHENTI?” Dojna Mema flet për luhatjet e humorit gjatë shtatzënisë: Krijoj drama në kokën time

Moderatorja Dojna Mema është tanimë në muajin e 6 të shtatzënisë. Ajo dhe partneri i saj Vlashent Sata do bëhen së shpejti prindër për herë të parë.

Që pasi ndau me ndjekësit lajmin e bukur Dojna Mema nuk ka ngurruar të tregojë detaje me ta për pritjen e ëmbël. Ajo përveç postimeve nga përditshmëria e saj zhivllon shpesh edhe biseda virtuale me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Një ndjekës e ka pyetur Dojnën në lidhje me luhatjet e humorit gjatë shtatzënisë, dhe moderatorja nuk ka hezituar të përgjigjet.

“Si ndihesh? A ke ulje-ngritje të humorit? A po të përballon Vlashenti?”– pyet ndjekësja.

Dojna zbuloi se gjatë shtatzënisë ka shumë luhatje humori, dhe preket shumë shpejt. Sa i përket partnerit të saj ajo tha se “nuk është se ka shumë zgjedhje

“Se kam patur kurrë lotin e lehetë, por tani në shtatzëni rrëke më shkojnë! Më shumë se sa ulje-ngrotje humori, prekem shpejt. Mjafton një fjalë e thënë atëherë kur nuk duhet për të krijuar një dramë në kokën time. Vlashenti, si çdo burrë nuk është se ka shumë zgjedhje.”– shkruan Dojna në Instastory.