“ME KË…”/ Fjolla Morina paralajmëron fansat, çfarë po kurdis këngëtarja – AlpeGossip
“ME KË…”/ Fjolla Morina paralajmëron fansat, çfarë po kurdis këngëtarja

“ME KË…”/ Fjolla Morina paralajmëron fansat, çfarë po kurdis këngëtarja

Fjolla Morina është një nga emrat më të përfolur së fundmi.

Historia e saj me biznesmenin Fisnik Syla ka tërhequr vëmendjen e mediave rozë. Ish-çifti që pas ndarjes kanë thumbuar njëri-tjetrin vazhdimisht në rrjetet sociale.

Këto ngjarje personale diket sikur e kanë eklipsuar aspektin e saj professional. Prej kohësh tashmë Fjolla nuk është aktive me projekte muzikore. Mirëpo mesa duket Morina i ka lënë pas gjithçka dhe së shpejti do të vijë me një projekt të ri për fansat e saj. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë këngëtarja me anë të një stori në Instagram.

“Kënga e re së shpejti me…,”-shkruan Fjolla krahas një fotoje.

Na mbetet të shohim nëse me këtë projekt të ri këngëtarja kosovare do të “thumbojë” sërish ish-partnerin e saj.

Ju kujtojmë që në një intervistë të dhënë së fundmi biznesmeni u shpreh se tani që e kthen kokën pas është shumë i penduar që u martua Fjollën. Më tej ai shtoi se e bezdis fakti që kudo në media përmendet si bashkëshorti i saj.

“Unë jam Fisnik Syla, unë njihem edhe më parë në portalet belge si një biznesmen i suksesshëm dhe si deputet në komunën ku jetoj dhe nuk kam qejf të njihem si partneri i saj”,– u shpreh Syla.