“ME TRASHËGIME”/ Mes zërave për një romancë me Ron Zaitin, menaxheri i bën Semi Jaupajt komentin e papritur – AlpeGossip
“ME TRASHËGIME”/ Mes zërave për një romancë me Ron Zaitin, menaxheri i bën Semi Jaupajt komentin e papritur

“ME TRASHËGIME”/ Mes zërave për një romancë me Ron Zaitin, menaxheri i bën Semi Jaupajt komentin e papritur

Semi Jaupaj dhe menaxheri i saj kanë trazuar rrjetin me komentet e fundit pas zërave se është në një lidhje me këngëtarin Ron Zaiti. Këngëtarja ka postuar disa foto ku shihet e veshur me një fustan të verdhë teksa mban disa trëndafila në dorë.

Mirëpo, vëmendje ka marrë komenti që i ka lënë menaxheri i saj i cili shkruan: ‘Me trashëgime’, teksa këngëtarja i është përgjigjur me disa të qeshura. Si menaxher që është nuk besojmë se komenti i Arledit ka qenë i rastësishëm apo thjesht batutë.

Ky koment vjen pas zërave se Semi ka nisur një lidhje me Ronin. Që pas publikimit të këngës “All your lovin”, Semi dhe Roni janë komentuar për një romancë mes tyre. Fansat vunë re menjëherë afrimitetin që kishin në videoklip dhe nisëm menjëherë të komentojnë se “sa bukur duken si çifti.”

Pak ditë më pas, disa video dhe foto të tyre u shpërndanë menjëherë në rrjet duke ndezur kështu dyshimet se mes tyre mund të ketë lindur një romancë.

U duk sikur fansat kishin të drejtë, pasi në videot e publikuara Semi dhe Roni dukeshin mjaft afër me njëri-tjetrin. Dyshimet u shtuan edhe më shumë pas një fotoje të shpërndarë me shpejtësi në rrjet, ku Semi dhe Roni duket sikur po shkëmbejnë një puthje. Por surprizë ishte fakti se kur disa ditë më vonë Roni festoi ditëlindjen Semi nuk e uroi publikisht.