PAS NDARJES NGA ERIONI/ Mikela zbulon lidhjen e re: Ky është i dashuri im – AlpeGossip
PAS NDARJES NGA ERIONI/ Mikela zbulon lidhjen e re: Ky është i dashuri im

PAS NDARJES NGA ERIONI/ Mikela zbulon lidhjen e re: Ky është i dashuri im

#Krissed!! është trendi më i ri në “TikTok” dhe ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Mikela Pupa, nuk i ka shpëtuar dot. Kjo e fundit ka publikuar një video duke pretenduar se po na prezanton me të dashurin e ri. Por në fakt ishte thjesht moderatorja e njohur, Roza Lati.

Mikela ka ndarë në “Instastory” një video të moderatores në makinë duke u shprehur: “Dua të konfirmoj lidhjen time të re. I dashuri im i ri ka një super mjet por është edhe shumë hot. Ky është i dashuri im i ri”.

Kohëve të fundit Mikela ka zbuluar se i ka dhënë fund lidhjes me Erion Kukajm.  Pas daljes nga emisioni i dashurisë, Mikela dhe Erioni ndanin shumë shpesh me ndjekësit e tyre momente nga jeta dhe romanca e tyre, por tashmë është vënë re mungesa e këtyre postimeve të përbashkëta, duke ndezur dyshimet se ka një krisje mes tyre.

Pas ndarjes nga Erioni, Mikela zbulon lidhjen e re: Ky është i dashuri

Në një bisedë të zhvilluar në rrjetin social “Instagram” para disa ditësh, kureshtja e ndjekësve të saj ishte për lajmet se ajo dhe Erioni janë ndarë, pas lajmeve që qarkulluan.

“Po Erionin ku e ke se nuk ju kam parë bashkë kohët e fundit”- e pyet një ndjekës Mikelën, e cila me përgjigjen e saj la të kuptohet se raporti i saj me Erionin nuk është më si më parë. “Shumë pyetje mbi këtë temë… Nuk dua të flas, por fakti që s’na keni parë bashkë është një përgjigje”, shkroi ish-konkurrentja duke mos dhënë më shumë detaje.