“DIVORCI I PRINDËRVE DHE SAKRIFICAT”/ Xhensila Myrtezaj rrëfen si rrallë herë vështirësitë që ka kaluar përgjatë fëmijërisë së saj – AlpeGossip
“DIVORCI I PRINDËRVE DHE SAKRIFICAT”/ Xhensila Myrtezaj rrëfen si rrallë herë vështirësitë që ka kaluar përgjatë fëmijërisë së saj

“DIVORCI I PRINDËRVE DHE SAKRIFICAT”/ Xhensila Myrtezaj rrëfen si rrallë herë vështirësitë që ka kaluar përgjatë fëmijërisë së saj

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj është një ndër artistet më të suksesshme të momentit dhe shumë e dashur nga ana e publikut. Ajo njihet për çiltërsinë e saj dhe pozitivitetin që e karakterizon gjithmonë.

Si rrallë herë më parë këngëtarja ka rrëfyer për “A Live Night” vështirësitë që ka kaluar përgjatë fëmijërisë së saj që pas ndarjes së prindërve. Xhensila tregoi se mamaja e saj ka sakrifikuar shumë për të rritur dhe edukuar atë së bashku me motrën e saj.

“Përsa i përket raportit që ka me motrën e saj Albën, artistja rrëfeu se marrëdhënia e tyre është shumë e fortë dhe i qëndrojnë pranë njëra-tjetrës duke e cilësuar si dhuratën e saj më të madhe që mamaja i ka dhuruar. Madje këngëtarja shprehu dhe dëshirën se në të ardhmen do të dojë të ketë një motër për vajzën e saj Ajkën.

Në fakt fëmijëria ime ka qenë paksa e pazakontë. Duke qenë se prindërit më janë divorcuar në një moshë relativisht të vogël timen. Ka qenë një periudhë sfiduese, edhe pse fëmijë, kuptova se çfarë ishte jeta, ndoshta shumë më shpejt se bashkëmoshatarët e mi… Kuptova që mes sakrificës, mes dhimbjes, ti kupton vërtet se çfarë është jeta dhe se çfarë ty të duhet në jetë, familja, që është shumë e rëndësishme që unë e kam shumë të shenjtë dhe sot e kësaj dite është objektivi më i rëndësishëm i jetës sime.

Nëse do i përulesha një njeriu në jetë ajo është vetë nëna ime. Sakrificat e nënës sime kanë qenë të jashtëzakonshme. Jam e sigurt, tani që jam vetë nënë, është instikti ai që të bën luftarake, më shumë protektive, për fëmijën, për krijesën që ti ke sjellë në jetë. Për mamanë time ka qenë shumë e vështirë. Ajo e ka kamufluar gjithmonë dhimbjen, gjithmonë vështirësitë në mënyrën më të mirë. Tani e kuptoj shumë herë më shumë seç e kam pasur kuptuar më parë, duke qenë se jam nënë, edhe kam edhe përkrahjen e bashkëshortit, Besit, në çdo kohë, edhe prap është e vështirë mëmësia. E merre me mend si është për një grua të vetme që t’i sigurojë ushqimin, t’i sigurojë shkollimin, t’i sigurojë edukimit vajzave të saj. Gratë janë më të forta se gjithçka na rrethon.

Marrëdhënie ime me Albën sa ka ardhur dhe është forcuar e më shumë. Unë Albën nuk e kam thjesht motër. Ajo është më çapkëne se unë. Më e fortë se unë. Unë jam natyrë më e brishtë. Ajo është ‘djali i shtëpisë’. Për mua është motër, është vëlla. Është kudo me mua, në koncerte me mua, pranë Ajkës, pranë sipërmarrjeve të mia. Alba është ajo që ‘m’i mbron shpatullat’ gjithmonë. Nuk ka dhuratë më të madhe se ajo që më ka bërë mami që më ka sjellë motrën në jetë, edhe një nga ëndrrat e mia është që në të ardhme edhe Ajka të ketë një motër”- u shpreh Xhensila.