PAS PARALAJMËRIMIT PUBLIK NË RRJETET SOCIALE/ Monika Lubonja fluturon më në fund me “pilotin e zemrës” – AlpeGossip
PAS PARALAJMËRIMIT PUBLIK NË RRJETET SOCIALE/ Monika Lubonja fluturon më në fund me “pilotin e zemrës”

PAS PARALAJMËRIMIT PUBLIK NË RRJETET SOCIALE/ Monika Lubonja fluturon më në fund me “pilotin e zemrës”

ë gjithë e mbajmë mend takimin e ëmbël mes Monika Lubonjës dhe pilotit të saj. Pasi u “magjeps” nga performanca e tij teksa e përshëndeti nga parashuta, aktorja e takoi edhe live brenda në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’ pilotin, Arbër Xhaja.

monika lubonja

Ajo që nisi si një lojë në “Big Brother”, jashtë mureve të shtëpisë u shndërrua në një miqësi.

Monika është shfaqur në rrjetet sociale me pilotin duke e kthyer edhe atë në një personazh të njohur në rrjetet sociale. Por larg famës dhe lajmeve, Arbri ka një jetë të tijën, që duket se tashmë ka ndryshuar paksa nga fama. I kontaktuar nga “Panorama Plus”, piloti ka folur për miqësinë që ka krijuar me ish-banoren e “Big Brother” dhe për faktin sesi ka ndikuar kjo marrëdhënie në familjen e tij që mund ta lexoni duke (KLIKUAR) këtu.

monika piloti arber xhaja9

Në një video të publikuar në Instastory para disa ditësh, Monika shprehej mes të tjerash se do ia heqë emrin “piloti i zemrës” duke e “paralajmëruar” parashutistin të mos dalë me të tjera, pasi vetëm ajo duhet të fluturojë me të. “Arbër kam përshtypjen se do të ta heq emrin “piloti i zemrës time” se sa kam dalë nga Bigu akoma nuk kam provuar fluturimi. Kështu që të paktën ndaji përgjysëm ato të ardhurat okej? Edhe jam këtu në Dhërmi unë dhe mos më dil me të tjerë, nuk më intereson, më intereson vetëm të fluturoj unë!”– shprehej aktorja gjatë videos, të cilën Arbër Xhaja e ka ripostuar duke i vënë vetëm disa emoji të qeshurash. 

Dhe më në fund, piloti ia ka plotësuar dëshirën Monikës duke realizuar fluturimin e tyre të shumëpritur me parashutë. Nga pamjet e publikuara nga TAR ajo duket tepër e emocionuar.