Pjastrën nuk duam ta përdorim për shumë arsye, por në të njëjtën kohë, duam ondet aq natyrale që janë perfekte për këto temperatura. A ka ndonjë mënyrë të na dalin siç i duam kur jemi në plazh dhe mbi të gjitha pa përdorur pjastrën? Ka!
Ajo çfarë ju duhet është: një krëhër, një llastik koke dhe pak kohë.
1-
Njomini pak flokët me ujë
2-
Vendosni një llastik horizontalisht rreth kokës. Pjesa e përparme e llastikut duhet të qëndrojë në mesin e ballit.
3-
Merrni një seksion flokësh, 2 gishta të gjerë dhe rrotullojeni në llastik. Vazhdoni të bëni të njëjtën gjë edhe me seksionet e tjera të flokut derisa të keni përfunduar.
4-
Prisni që flokët të thahen, mundësisht brenda natës.
5-
Hiqni llastikun.
7-
Mos u nxitoni të dilni në përfundime. Ondet përmirësohen me kohën!
Burimi: Pop Sugar