PËR JU GOCA/ Nëse doni onde pa pjastër për mbrëmjet në plazh, mësoni këtë metodë – AlpeGossip
PËR JU GOCA/ Nëse doni onde pa pjastër për mbrëmjet në plazh, mësoni këtë metodë

PËR JU GOCA/ Nëse doni onde pa pjastër për mbrëmjet në plazh, mësoni këtë metodë

Pjastrën nuk duam ta përdorim për shumë arsye, por në të njëjtën kohë, duam ondet aq natyrale që janë perfekte për këto temperatura. A ka ndonjë mënyrë të na dalin siç i duam kur jemi në plazh dhe mbi të gjitha pa përdorur pjastrën? Ka!

Ajo çfarë ju duhet është: një krëhër, një llastik koke dhe pak kohë.

Nëse doni onde pa pjastër për mbrëmjet në plazh,

1-

Njomini pak flokët me ujë

2-

Vendosni një llastik horizontalisht rreth kokës. Pjesa e përparme e llastikut duhet të qëndrojë në mesin e ballit.

3-

Merrni një seksion flokësh, 2 gishta të gjerë dhe rrotullojeni në llastik. Vazhdoni të bëni të njëjtën gjë edhe me seksionet e tjera të flokut derisa të keni përfunduar.

4-

Prisni që flokët të thahen, mundësisht brenda natës.

5-

Hiqni llastikun.

7-

Mos u nxitoni të dilni në përfundime. Ondet përmirësohen me kohën!

Burimi: Pop Sugar