“GJË MË ACARUESE NUK KISHTE”/ Sara Hoxha zbulon pyetjen që e ka bezdisur më shumë gjatë shtatzënisë – AlpeGossip
“GJË MË ACARUESE NUK KISHTE”/ Sara Hoxha zbulon pyetjen që e ka bezdisur më shumë gjatë shtatzënisë

“GJË MË ACARUESE NUK KISHTE”/ Sara Hoxha zbulon pyetjen që e ka bezdisur më shumë gjatë shtatzënisë

Sara Hoxha ka zbuluar se pyetja që ia ka sjellë në majë të hundës gjatë shtatzënisë ka qenë: Akoma nuk linde ti?

Tingëllon e çuditshme të bësh një pyetje të tillë sepse askush nuk lind pa bërë 9 muaj(përveç shtatanikëve) por ja që ka njerëz që e bëjnë.

Blogerja dhe partnerja e Ledri Vulës ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit në Instagram ku është pyetur se cila ka qenë pyetja që e ka acaruar më shumë gjatë shtatzënisë.

“Akoma nuk linde ti? Jo po pres dhe pak se qenka mirë kështu duke plasur. Pyetje më acaruwse nuk kishte!”- shkruan Sara.

 

 

Pyetja nëse do bëjnë dasmë po ‘i përndjek’ prej kohësh çiftin Ledri Vula-Sara Hoxha. Por diçka e tillë nuk ekziston në planet e tyre…të paktën për momentin. “Çfarë dasme! Jo”, ka thënë Sara në një intervistë të fundit.

Pak ditë më parë, Sara publikoi një video në You Tube me disa momente nga festa e organizuar për 30-vjetorin dhe një moment që na tërhoqi vëmendje ishte edhe biseda e Sarës me mikeshën e saj teksa bëheshin gati mbi një surprizë që i kishin përgatitur. Sara thotë se në një moment mendoi se do i propozonte Ledri por duke qenë se ai ka ngecur në trafik i hoqi shpresat.

“Mendja ku nuk më shkon. Me ju thënë të drejtën aq të madhe s ma bëtë një herë thash se do më propozojë Ledri por nuk e kam më këtë ndjenjë se ai është me vonesë.” -tha ajo duke lënë të kuptohet se po e pret një propozim dhe se dasma mund të jetë rrugës. Vetë Ledri tha në “Më lër të flas” se po mendon një propozim por do diçka shumë të veçantë.