EINXHEL DHE DAGZ DO BËHEN PRINDËR PËR HERË TË PARË/ Arbana Osmani risjell në vëmendje momentet emocionuese të BBV – AlpeGossip
EINXHEL DHE DAGZ DO BËHEN PRINDËR PËR HERË TË PARË/ Arbana Osmani risjell në vëmendje momentet emocionuese të BBV

EINXHEL DHE DAGZ DO BËHEN PRINDËR PËR HERË TË PARË/ Arbana Osmani risjell në vëmendje momentet emocionuese të BBV

Mes personazheve të njohur që kanë reaguar në lidhje me lajmin se Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, është edhe moderatorja e “Big Brother Vip”, Arbana Osmani.

Në fakt moderatorja pas këtij “lajmi të bukur” ka risjellë në vëmendje disa nga momentet e emocioneve më të mëdha në “BBV”. Në një foto-album në Instagram, moderatorja shkruan: “Lajmi i bukur i @einxhel_shkira dhe @dj_dagz më rikujtoi sot se çfarë emocionesh të mëdha e të vërteta ka sjelle ky Big Brother për të gjithë ne; dhe që edhe pse kanë kaluar gati 6 muaj nga perfundimi, me historite e bukura qe vazhdojnë, vazhdon të emocionojnë edhe sot❤️”

FOTOT
Arbana ndau disa foto me disa nga ish-banorët mes të cilëve ishin, Einxhel Shkira, Dj Dagz, Dj Pm, Ilir Shaqiri, Fifi dhe Sabiani. Por megjithëse morën vëmendje të madhe gjatë formatit, Arbana nuk i përfshiu në foto-albumin e saj Beatrix Ramosajn dhe Donald Veshajn.

Që kur Instagrami është bërë ndër programet më të përdorur në gjithë botën, çdo lëvizje që bëjnë njerëzit aty e sidomos figurat publike përkthehet në një shenjë rreth raporteve që ekzistojnë në realitet.