AKNET DHE USHQYERJA/ 5 gjëra që mendoni se i dinit saktë, por në fakt, *jo* – AlpeGossip
AKNET DHE USHQYERJA/ 5 gjëra që mendoni se i dinit saktë, por në fakt, *jo*

AKNET DHE USHQYERJA/ 5 gjëra që mendoni se i dinit saktë, por në fakt, *jo*

Aknet janë një gjendje inflamatore e lëkurës tepër e zakonshme, që prek shumicën e njerëzve në një moment të jetës.

Pavarësisht nëse keni puçrra të herëpashershme ose keni akne të mëdha, me siguri, keni pyetur të paktën njëherë se ç’mund të bëni për të ndaluar shfaqjen e atyre gungave të kuqe, ndonjëherë edhe të dhimbshme.

Shumë faktorë mund të kontribuojnë te aknet, duke përfshirë hormonet, gjenetikën, mjedisin, produktet e lëkurës, medikamentet dhe disa kushte shëndetësore. Ajo që hani gjithashtu mund të luajë një rol.

Trajtimi më i mirë për aknet varet nga një sërë faktorësh individualë, prandaj shpesh, është mirë që të punoni me një dermatolog.

Megjithatë, me një kërkim të shpejtë në internet, do të gjeni shumë mënyra të sugjeruara për të shëruar aknet – shumë prej të cilave nuk mbështeten nga shkenca.

Me siguri, këto fakte i keni ditur gabim deri tani

Ka mite të shumta rreth shkaktarëve të akneve, por nuk ka mjaftueshëm hulumtime për t’i mbështetur ato.

Ka lidhje të dobëta midis akneve dhe produkteve të bulmetit, ashtu si edhe midis akneve dhe çokollatës, por gjetjet kanë qenë të paqëndrueshme dhe duhen më shumë kërkime për t’i parë këto marrëdhënie.

Nga ana tjetër, nuk duket të ketë një lidhje mes glutenit apo ushqimeve të yndyrshme dhe akneve.

Ndërsa ekziston një lidhje midis dietës dhe gjendjeve të lëkurës si puçrrat, hulumtimet sugjerojnë se modelet e përgjithshme dietike kanë shumë më tepër rëndësi sesa ushqimet individuale. Përqendrohuni në ndjekjen e një modeli ushqimor me vlera, që përfshin të gjitha grupet ushqimore, por dhe ushqimet që ju pëlqejnë.

Thënë këto, #5 mitet më të mëdha që me siguri keni dëgjuar rreth akneve dhe ushqyerjes janë:

Miti #1: Vetëm adoleshentët kanë puçrra

Miti #2: Çokollata është e keqe për lëkurën tuaj

Miti #3: Bulmeti është fajtor për aknet

Miti #4: Ngrënia e ushqimeve të yndyrshme mund të shkaktojë akne

Miti #5: Hiqni glutenin për lëkurë të pastër