MIQËSI REALE APO E “SHTIRUR”? Çfarë ndodhi me “miqësitë e ngushta” që u krijuan në “Big Brother VIP” – AlpeGossip
MIQËSI REALE APO E “SHTIRUR”? Çfarë ndodhi me “miqësitë e ngushta” që u krijuan në “Big Brother VIP”

MIQËSI REALE APO E “SHTIRUR”? Çfarë ndodhi me “miqësitë e ngushta” që u krijuan në “Big Brother VIP”

Edhe pse “Big Brother VIP” ka disa muaj që ka përfunduar, interesi i publikut për ish-banorët e këtij programi është i madh.

Në qendër të diskutimeve vijojnë të mbeten miqësitë e krijuara aty brenda por që pas daljes së tyre ajo nuk ka vazhduar jasht.

Së fundmi po flitet shumë për miqësinë e Ilirit me Sabianin dhe Tan Bramën.

Iliri me Sabianin ishin miq shumë të mirë dhe e quajtën njëri-tjetrin në “Big Brother VIP” vëllezër. Deklaratat e tyre bërën bujë ku një ndër to ishte ” 100 mijë euroshi im”. Dyshja e vazhdoi miqësinë shumë pak jashtë por pa pritur nuk u kuptua asgje dhe gjithçka mori fund. Sabiani nuk ishte i ftuar në dasmën e Ilirit dhe kjo habiti shumë fansat. Ende nuk dihet arsyeja por Iliri është shprehur se nuk ka asgje vetëm se kemi një ngadalësi në komunikim, Sabi ka punët e tija unë të mijat.

Gjithashtu Ilir Shaqiri dhe koreografi Tan Brama patën një marrëdhënie të mirë brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’ për disa javë, ku diskutonin dhe realizonin disa mini- koreografi së bashku, por raportet mes tyre duket se janë prishur tashmë pas deklaratë së papritur që Dritani bëri për fituesin e “BBVIP”.

E gjitha nisi kur koreografi i ftuar në emisionin “Live from Tirana”, foli për herë të parë për raportet e tij me ish-banorët, duke thënë se Iliri i shkruante vetëm për interes e madje nuk e pyeste as për familjen. “Nuk kam pasur kontakte, e lamë të takoheshim por nuk ndodhi. Më binte telefoni nga ai vetëm për interes, i duheshin balerinë, as nuk pyeste si e ke familjen dhe ja thash që ti nuk pyet njëherë. Me të tjerët dilte ai me Tanin jo, megjithatë jeta vazhdon”,-tha Brama.

Ilir Shaqiri ka qenë i ftuar tek ‘Rudina’ dhe ka treguar versionin e tij të historisë. I pyetur sesi qëndron situata, Iliri u shpreh se ai ka qenë personi i vetëm që i ka dhënë afrimitet Tanit brenda shtëpisë së famshme. Përsa i përket balerinëve të Dritanit, Shaqiri tha se nuk i ka kërkuar askujt të vijë me detyrim në spotin e Digitalbit dhe çdo gjë ka qenë me kontratë.

Ndërkohë pas kësaj, Tan Brama, ka postuar një foto në rrjetin e tij social Instagram ku tregon bisedën e zhvilluar mes tij dhe Ilirit, ndërsa shihet fjalori i përdorur nga ana e balerinit që fitoi 100 mijë euro.

Iliri: Po k**i po

Tani: Deri diku mendoja se ndoshta kisha gabuar, dhe ti me pjekurinë tënde do t’i jepje një zgjidhje më kreative situatës. Jo vetëm që nuk kam gabuar, po qenke më rëndë nga çfarë kisha menduar.

Miqësia Einxhel-Beniada.

Einxhel dhe Beniada kishin një miqësi tepër të ngushtë brenda emisionit, ku ndanin shume kohë me njëra-tjetrën dhe duskutonin së bashku ku dhe shpreheshin se pasi të dilnin nga shtëpia do takoheshin shpesh jashtë.

Por nuk ndodhi kshu, ato nuk u takuan asnjëherë që pas daljes nga “Big Brother VIP” dhe fansat kanë qënë kuriozë për të ditur se çfarë ka nodhur.
Beniada Nishani ka qenë e ftuar në programin “Më lër të flas”, ku ndër të tjera ka folur edhe për marrëdhënien e saj me Einxhel Shkirën.

“Me Einxhel nuk flasim. Unë brenda shtëpisë kam qenë vetvetja. Nuk e di arsyen, nuk di çfarë të tregoj. Jam shumë në rregull me Einxhel, kam qenë shoqe e vërtetë, por ndonjëherë jeta të largon”, tha ajo.
Ndërsa moderatorja nuj ka reaguar dhe nuk ka folur për mardhënien me Beniadën.

Miëqsia Donald-DJ PM

Edhe Donaldi me PM kishin një miqësi të ngushtë brenda “Big Brotherit”, por pas daljes janë takuar avetëm njëherë, mendohrt se ata të dy nuk i kanë mardhëbiet mirë dhe nuk dihet shkaku, por diçka na le të dyshojmë se PM ka mbajtur anën e Beatrix.Gjithashtu Donaldi nuk e ka uruar për ditëlindje ditën e djeshme por gjithashtu nuk e ka ftuat në emisionin e tij.

Alpegossip.al