“NË MUAJ MJALTI?” Ndjekësit në rrjetet sociale aludojnë papritur se Sarah Berisha dhe PM janë martuar në fshehtësi, përgjigjet blogerja – AlpeGossip
“NË MUAJ MJALTI?” Ndjekësit në rrjetet sociale aludojnë papritur se Sarah Berisha dhe PM janë martuar në fshehtësi, përgjigjet blogerja

“NË MUAJ MJALTI?” Ndjekësit në rrjetet sociale aludojnë papritur se Sarah Berisha dhe PM janë martuar në fshehtësi, përgjigjet blogerja

Rrjetet sociale janë të mbushura plot hipoteza të çuditshme, sidomos për jetën e personazheve publike.

Çifti i njohur Sarah Berisha-Dj Pm ndodhen së fundmi me pushime dhe kanë ndarë edhe me ndjekësit e tyre pak rreth aventurës së tyre të fundit. Mirëpo, ka edhe nga ata që aludojnë se ata mund të ndodhen në muaj mjalti.

Blogerja ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj ku mes të tjerash dikush shkruan: “A mos jeni në muaj mjalti që po bëni kaq shumë pushime bashkë?” Përpara se këto hipoteza të pushtonin rrjetet sociale, blogerja ka sqaruar se janë thjesht me pushime. Duke sqaruar se nuk kanë kaluar shumë kohë gjatë verës për shkak të angazhimeve, Sarah shpjegoi se

“Pm gjatë verës më shumë e keni parë ju se unë. Nuk është muaji mjalti, janë thjesht pushime verore, pas sezonit”-tha Sarah.

Pm, i cili nisi një romancë me blogeren brenda “Big Brother Vip”, ka folur si rrallë herë për partneren e tij dhe planet për të ardhmen. Mes të tjerash një ndjekës pyeti çiftin se kur kanë në plan të martohen ose të bëjnë një fëmijë së bashku. Dj Pm tha në përgjigjen e tij se martesa nuk është në planet e afërta të tij dhe Sarah, ndërsa shtoi se ende nuk e kanë menduar si gjë.

“Nuk e di, kur të vijë koha. Për momentin nuk është se e kemi bërë plan kështu që kur të vijë koha. Besoj që disa gjëra bëhen me kohën. Disa gjëra vërehen vetë. Por nuk e kemi menduar këtë pjesë, përkundrazi shumë shpesh tallemi me njëri-tjetrin “do të mbesim pa martuar”- shprehet ai në videon e publikuar në Instastory.

Më tej një ndjekës ka pyetur Pm për gjënë që nuk i pëlqen te Sarah, dhe ish-banori i BBV nuk hezitoi të përgjigjej.

“Nuk më pëlqejnë shumë gjëra, por njëra që s’më pëlqen më shumë është që kur Sarah, kur duam të bëjëm diçka edhe Sarah është kundër, nuk bëhet. Sarah do të bëjë diçka që ne nuk na bëhet, ajo ia nis të qajë. Bën një fytyrë kështu, tkurret. Dhe ne duhet ta bëjmë. Ose na thirr policinë na thirr zjarrfikësen”- shprehet Pm duke qeshur.

Sarah dhe Pm e vazhduan historinë e tyre larg syrit të publikut, pra jashtë BBV. Që pas daljes çifti janë treguar më të rezervuar sa i përket marrëdhëines së tyre, teksa në intervista të ndryshme kanë shprehur se dëshirojnë që ta mbajnë më private lidhjen e tyre.