REPERJA E FAMSHME NUK KURSEHET/ Dhuron shumën marramendëse për shkollën e saj fillore – AlpeGossip
REPERJA E FAMSHME NUK KURSEHET/ Dhuron shumën marramendëse për shkollën e saj fillore

REPERJA E FAMSHME NUK KURSEHET/ Dhuron shumën marramendëse për shkollën e saj fillore

Reperja e famshme, Cardi B, ka bërë një gjest shumë të bukur për shkollën e saj fillore. Teksa ka bërë një vizitë, ajo ka dhënë edhe një kontribut monetar prej 100 mijë dollarë.

Disa video të reperes në Bronx, Nju Jork, kanë bërë xhiron në rrjet. Reperja me famë botërore dukej e mrekullueshme me një fustan të kuq, që i vinte në pah format e saj të rrumbullakosura, teksa kalonte në mes të nxënësve të shkollës që vite më parë ka studiuar.

Ndërkohë në postimet e postuara në “Twitter”, duket se reperja amerikane është pritur me duartrokitje dhe brohoritje nga të pranishmit.

Në një konferencë të mbajtur para nxënësve dhe drejtuesve të shkollës, Cardi B ndau edhe lajmin e madh që do të dhuronte 100 mijë dollarë, si kontribut të saj për shkollën.

Sakaq kujtojmë që më herët, reperja ka rrëfyer jetën e saj të vështirë ku i është dashur të punojë edhe si striptiste, për të dalë nga jeta e mjerueshme e fëmijërisë.