“NUK E KA MENDJEN…”/ Janë parë gjithnjë si konkurrente, Dea Mishel zbulon gjërat që urren te Megi Pojani – AlpeGossip
“NUK E KA MENDJEN…”/ Janë parë gjithnjë si konkurrente, Dea Mishel zbulon gjërat që urren te Megi Pojani

“NUK E KA MENDJEN…”/ Janë parë gjithnjë si konkurrente, Dea Mishel zbulon gjërat që urren te Megi Pojani

Dea Mishel Hoxha dhe Megi Pojani e nisën bashkë rrugën në ekran si 2 prej aktoreve të “Love Likes Tirana”dhe “Hostel by Anabel”. Gjatë këtyre viteve shpesh ato janë krahasuar nga njerëzit dhe mediat duke u vendosur përballë njëra-tjetrës.

Dea Mishel së fundmi gjatë një interviste u pyet që të tregojë tre gjërat që urren tek mikesha e saj. “Megi nuk e ka mendjen ku i flet. Rri në telefon dhe nuk dëgjon vërtet, duhet t’i flas katër herë që të kthejë kokën. Vonohet shumë. Kur bëjmë plane është njeriu i fundit që lajmërohet. Jo i fundit, sepse nuk duam, por sepse mezi hap telefonin. Pastaj është e para që vjen e na merr të gjithave”, është shprehur Dea, e cila prej vitesh gëzon një miqësi të ngushtë me Megi Pojanin.

Kohë më parë kur u pyet se pse Megi është më e ndjekur dhe bën më shumë zhurmë në rrjetet sociale, Dea tha se kjo vjen pasi Megi është showgirl dhe ekspresive kurse ajo e tërhequr. “Unë Megin e kam përgëzuar gjithmonë se ajo është showgirl, është shumë ekspresive. Unë jam pak më e tërhequr, por nuk kemi qenë në xhelozi apo konkurs me njëra-tjetrën. E kam shumë shoqe dhe e lumtur për suksesin e saj. “-tha ajo.

Blogerja gjithashtu ka kërkuar publikisht lidhur me shakanë e saj me fëmijë jetimë (KLIKO) teksa iu është kërkuar të premtojë se nuk do të bëjë më kurrë shaka me tema të cilat janë delikate duke iu referuar kështu ‘humorit’ të papërshtatshëm.

“Me vjen shumë keq në qoftë se diçka që kam thënë ka lënduar persona të një kategorie shumë të ndjeshme për të cilët unë vet jam kujdesur ti ndihmoj sa herë të mundem dhe kam një plan të bëjë diçka edhe më të bukur, uroj që të realizohet.

E kam gojën pak të keqe ndonjëherë por zemrën e kam të mirë, ju kërkoj ndjesë, ju dua shumë të gjithëve dhe uroj ti japim sa më shumë dashuri njëri- tjetrit sepse këtë kam mësuar këto ditë”– u shpreh ajo.