“NË FILLIM ISHA VETËM”/ Alaudin Hamiti zbulon përse vendoi ta prezantojë me Jonida Vokshin “Big Brother VIP Kosova” – AlpeGossip
“NË FILLIM ISHA VETËM”/ Alaudin Hamiti zbulon përse vendoi ta prezantojë me Jonida Vokshin “Big Brother VIP Kosova”

“NË FILLIM ISHA VETËM”/ Alaudin Hamiti zbulon përse vendoi ta prezantojë me Jonida Vokshin “Big Brother VIP Kosova”

Së shpejti pritet që të startojë dhe spektakli i madh “Big Brother Vip Kosova”. E ndërsa nuk janë zbuluar emrat e banorve që do të jenë pjesë e shtëpisë së famshme, dimë që programin do ta prezantojë moderatori i njohur Alaudin Hamiti dhe në krah do të jetë dhe Jonida Vokshi, ndërsa opinionist Olti Curri.

Duke folur në një lidhje ‘Skpye’ për “ABC e Mëngjesit”, moderator tregoi se në fillim iu bë oferta për ta prezantuar i vetëm “BBVIP Kosova”. Por më pas, bashkë me drejtuesit e televizionit vendosën që të merrnin dhe dikë tjetër dhe kështu zgjodhën Jonidën. Sipas Alaudinit, duhej një figurë nga Shqipëria, pasi tërheq audiencën.

“Në fakt e kemi pasur këtë opsion që të jem vetëm, por rrugës e kemi menduar bashkë me pronarët që të kemi edhe dikë nga Shqipëria. Pasi Klan Kosova është futur edhe në Shqipëri dhe për të tërhequr audiencën. Jonida është një prezantuese shumë e mirë sepse kemi udhëhequr edhe Çmimet Oscar me të”– tha ai.

Kujtojmë se disa kohë më parë dhen Jonida ka folur mbi eksperiencën e re që e pret dhe momentin kur mori propozimin.

“Ftesën për të qenë pjesë e projektit si fillim e mora nga telefoni pasi ndodhesha në Tiranë. I hipa makinës menjëherë dhe u nisa drejt Prishtinës. E kam pritur me shumë qejf, dëshirë dhe vlerësim këtë lajm. Jam e nderuar të jem pjesë e këtij projekti kaq të madh që sigurisht do të shënjojë një pikë të rëndësishme në karrierën time. Pritet që të jetë një super spektakël që do të bëhet pjesë e çdo familjeje shqiptare deri në javën e fundit”, u shpreh ajo.

Ndryshe, përgatitjet janë drejt përfundimit dhe spektakli “Big Brother VIP Kosova” pritet që shumë shpejt të nisë rrugëtimin për audiencën e gjerë kudo ku flitet shqip, përmes Klan Kosova dhe ArtMotion.

Surprizat nga ky mega produksion i cili vjen për të parën herë në Kosovë do të vazhdojnë.

Teksa Alaudini do jetë moderator i “Big Brother VIP” në Kosovë, Arbana do jetë në “Big Brother VIP” në Shqipëri në dhjetor. Gjatë një interviste në “n’Za” Alaudini u pyet se cili ishte komenti i prezantueses së formatit në Shqipëri në një nga takimet e përbashkëta të cilat kanë pasur, si përfaqësues të shteteve që kanë licencën e formatit “Big Brother”. Me doza humori, Alaudini tha i ka thënë “Edhe ju këtu?”. Prezantuesi i njohur i ‘Klan Kosova’ zbuloi më pas se Arbana i ka thënë që çdo gjë do të shkojë mirë nëse i përmbahen rregullave të patentës. Gjithashtu zbuloi se procesi i sigurimit të të drejtave të “Big Brother” për Kosovën ka nisur në tetor të vitit të shkuar dhe është mbajtur për muaj të tërë sekret.