U MBUSH KUPA/Meghan Markle letër të atit: Mjaft më viktimizove në media… – AlpeGossip
U MBUSH KUPA/Meghan Markle letër të atit: Mjaft më viktimizove në media…

U MBUSH KUPA/Meghan Markle letër të atit: Mjaft më viktimizove në media…

Dukeshës Meghan Markle duket se i ka ardhur në majë të hundës me babain e saj. Burimet thonë se 37-vjeçarja i ka shkruar një letër babait të saj që e ka sulmuar shumë herë në media që pas martesës me Princ Harry.

“The Sun” shkruan se Meghan Markle i ka shkruar një letër babait të saj pak pas martesës me Princ Harry-n ku i kërkon atij të ndaloi me viktimizimin që i ka bërë asaj me deklaratat nëpër media

Disa miq të Dukeshës thanë se ajo është zhgënjyer së tepërmi nga përgjigjia e tw atit, që thjesht i ka kërkuar nëse mund të bënte një foto me të (dukeshën). “Mendoj se ajo gjithmonë do të ndihet e shkatërruar nga ajo që babai i ka bërë. Meghan është i njëjti person, ndonëse gjithçka rreth saj ka ndryshuar”, thanë miqtë e saj.

Sipas këtyre të fundit disa rreshta të letrës janë: “Të lutem boll më viktimizove në media, në mënyrë që të mund të rregullojmë marrëdhënien tonë”

Miqtë madje shprehet të shqetësuar se gjithë kjo situatë po ndikon te Meghan dhe janë edhe të shqetësuar për fëmijën që ajo pret.