NUK JANË PARË PREJ KOHËSH BASHKË/ Mos vallë Alfio Rrotani dhe Fatma Methasani i kanë dhënë fund lidhjes? – AlpeGossip
NUK JANË PARË PREJ KOHËSH BASHKË/ Mos vallë Alfio Rrotani dhe Fatma Methasani i kanë dhënë fund lidhjes?

NUK JANË PARË PREJ KOHËSH BASHKË/ Mos vallë Alfio Rrotani dhe Fatma Methasani i kanë dhënë fund lidhjes?

Alfio Rrotani dhe Fatma Methasani janë një ndër çiftet më të dashura për publikun. Për disa kohë çifti u mundua ta mbante të fshehtë lidhjen e tyre por kur vendosën të dilnin publikisht, ata u kthyen mmenjëherë në qendër të vëmendjes.

Lajmin askohe e konfirmoi vetë kuzhinieri nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Më vonë dyshja dha lajmin ëmbël për ndjekësit e tyre se shumë shpejt do të bëheshin prindër të një djali, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Noah.

Shpesh herë familja postonte në rrjetet sociale foto nga më të ëmblat së bashku, të cilat merrnin komplimeta të shumta nga ndjekësit.

Mirëpo burimet për ‘IconStyle.al’ bëjnë të ditur së fundmi se çifti i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre, kjo pasi çifti nuk janë parë prej disa kohësh duke pozuar pranë njëri-tjetrit. Në fotot e tyre të fundit mund të vihet re se dyshja pozon vetëm me djalin e tyre dhe mungojnë gjithashtu komentet e ëmbla që i bënin njëri- tjetrit.

Deri më tani ata nuk kanë fshirë asnjë postim dhe vazhdojnë të ndiqen ende në Instagram. Nuk dihet ende saktësisht nëse çifti i kanë dhënë fund përfundimisht lidhjes apo thjeshtë po kalojnë një krizë në marrëdhënie.