PAS NDARJES SË BLEROS DHE AFRONËS/ Flet për herë të parë ish-gruaja e këngëtarit: Ndonjëherë ka arsye të mëdha… – AlpeGossip
PAS NDARJES SË BLEROS DHE AFRONËS/ Flet për herë të parë ish-gruaja e këngëtarit: Ndonjëherë ka arsye të mëdha…

PAS NDARJES SË BLEROS DHE AFRONËS/ Flet për herë të parë ish-gruaja e këngëtarit: Ndonjëherë ka arsye të mëdha…

Aktorja e njohur Teuta Krasniqi ka dhënë mendimin e saj në lidhje me ndarjen e Blero Muharremit dhe Afrona Dikës.

Teuta, e cila më parë ka qenë e martuar me këngëtarin dhe kanë dhe një vajzë, gjatë një interviste të fundit u shpreh se ndjen keqardhje për dyshen. Ajo theksoi se janë arsye të ndryshme që të çojnë drejt këtij vendimi.

“Nuk e di sa jam unë në pozitë për ta komentuar, jo vetëm kjo, por secila ndarje, një çift që ka qenë bashkë…Shikoni askush nuk martohet për t’u ndarë. Ajo vjen shpesh me arsye më të mëdha, nganjëherë me arsye më të vogla që dinë të bëhen të mëdha”,- tha Teuta për “Mirage”.

Më pas ajoi shtoi:

“Kur sheh që një çift që ndahet, të gjithë ndiejnë keqardhje. Ndonjëherë pas asaj keqardhje duhet të shihen anët pozitive. Nganjëherë është më mirë më herët sesa vonë dhe krejt çfarë mund të them si njeri i tretë, sepse në mënyrë indirekte jetët tona janë ndërlidhur, është ishalla kanë shëndetin.”

Kujtojmë se ishte Blero ai që bëri një postim të gjatë në rrjetin social Instagram, ku bën me dije se martesa e tij me Afronën ka përfunduar. Ai shkroi se situata ishte mjaft e rënduar dhe prandaj kërkon që mos të diskutohet më gjatë jeta private e të dyve. Ndër të tjera, Blero tha se arsyet e ndarjes janë tërësisht personale dhe i përkasin vetëm atyre të dyve.

Postim i plotë:

“Unë dhe Afrona i kemi dhënë fund martesës sonë 2-vjeçare në maj të këtij viti. Arsyet janë tërësisht personale dhe që na përkasin vetëm neve. Nuk ka pasur asnjë moment hapësirë për interpretim, keqinterpretim apo përdorim të imagjinatës. Pra, miq e dashamirës, lidhja jonë ka përfunduar, ndaj situata është e rënduar ashtu siç është, madje edhe pa e kthyer në pjesë të debatit publik. Unë po ju drejtohem me një kërkesë për herë të parë dhe të fundit, me shpresë që do të hasë në mirëkuptimin tuaj- ta lënë ashtu siç është këtë pjesë të jetës sime dhe të mos merremi më gjatë me të. Ky vendim i cili na përkiste vetëm mua dhe Afronës, ndaj dhe dëshiroj që ta mbajmë të tillë. Do ta vlerësoj shumë nëse do të më mirëkuptoni, meqenëse kjo vërtetë do të jetë hera e fundit kur unë do të ju adresohem për këtë çështje. Faleminderit nga zemra për kohë. I juaji, Blero”.