Pas dëshmisë që kanë dhënë familjarë pas vrasjes tragjike të studentes te dielën në Tiranë, thuhet se Ariela ka qenë e lidhur me një djalë tjetër, i cili mendohet se është arsyeja që ka inatosur Aldosenin dhe e ka cur në atë veprim të tmershëm.
Sipas familjareve të saj, Ariela dhe Alidisoni kanë qenë të lidhur me njeri tjetrin për katër vite me radhë që nga shkolla e mesme, por janë ndarë në nëntor të 2017. Ky vendim nuk është pranuar asnjëherë nga ana e djalit.
Duket se ka qenë pikërisht refuzimi i Aldisonit për ndarjen, ajo që edhe e ka tensionuar situatën, e cila duket se ka ardhur duke u agravuar. Ariela mendohet se ka besuar që koha do ta shëronte edhe plagën e kësaj lidhje, ndërkohë që Aldisoni me veprimet e tij, e ka rritur dozën e agresivitetit me kalimin e kohës. Pas ndarjes vajza nuk i është përgjigjur më thirrjeve telefonike dhe mesazheve të Aldisonit, që me sa thonë familjarët sa vinin e shtoheshin. Kjo e ka detyruar Ariela Muratin që 10 ditë përpara ngjarjes tragjike, ta ndërronte numrin e telefonit për tiu shmangur shqetësimeve, e për të gjetur ndoshta qetësinë e shprishur.
Si të mos mjaftonte ky veprim, ajo që duket se i ka hedhur përfundimisht benzinen zjarrit që shpërtheu, ka qenë fakti se Ariela kishte nisur ndërkohë që të shoqërohej me një djalë tjetër. Ka qenë kjo periudha kur Aldisoni i ka kërkuar të afërmeve të vajzës kontaktin e saj të ri dhe kur nuk ka arritur që ta sigurojë atë, atëhere ka filluar edhe kërcënimet, duke i deklaruar se do ta vriste Arielën dhe më pas edhe veten.
Nuk dihet ende kush është djali, pasi ka preferuar të mbetet i heshtur rreth kësaj ngjarjeje tragjike. Ajo që e shton misterin është fakti se nuk dihet ende nëse është po ky person që ka cuar Arielën të ndahej nga Aldisoni, apo rrethana të tjera. Nuk është bërë me dije as nëse ka pasur përplasje mes djalit në fjalë dhe Aldisonit.
Fjalët nga familjarët e Arielës i hedhin poshtë familjarët e Aldisonit. Ata kanë pohuar gjithashtu se Aldisoni dhe Ariela ishin në një lidhje dashurie me njëri tjetrin.
“Prindërit shkuan për ti kërkuar dorën vajzës në shtëpi por edhe të sqaronin situatën mes tyre. Kjo është e vërtetë, por nuk është e vërtetë ajo që aludohet në media se Aldisoni e ka kërcënuar Arielën përpara se të ndodhte ngjarja. Me sa di unë, ai nuk është zënë asnjëherë me Arielën. Aldisoni ishte shumë tip shumë i mbyllur. E vërteta është se kushërinjtë e dy fiseve janë konfliktuar por jo dy familjet tona drejtpërdrejtë,- ka përfunduar ai.
Jashtë komunikimit për të hedhur dritë mbi enigmat dhe misterin e ngjarjes tronditëse, nuk ka qëndruar as Agim Koroveshi, daja i Aldison Belulajt. Ai ka thënë se i njihnin njerëzit e vajzës dhe sipas tij, ata ishin njerëz shumë të mirë.
“Problemet e tyre i dinë vetëm të rinjtë me njëri tjetrin sepse janë biseda intime dhe është tjetër gjë se cfarë mund të kesh dëgjuar copëza bisedash dhe tjetër gjë ti dish të gjitha sic i kanë ditur besoj vetem ata të dy”.
Daja hedh dritë duke ndricuar edhe misterin e asaj dite. Sepse sipas tij, Aldisoni ishte nisur për të shkuar në Fier. Dhe ata nuk e kanë ditur që ai ndodhej në Tiranë. Ndaj janë shokuar më shumë kur kanë mësuar se në ngjarjen e një vrasje në kryeqytet, ishte përfshirë djali i tyre të cilin e dinin në qytet tjetër, shumë më pranë Zharrëzit të Patosit ku ata jetojnë.
Në qoftëse është e vërtetë që Aldisoni ka kërcënuar familjarët e Arielës, pasi sipas dëshmisë së tyre ai kishte kërcënuar se do ta vriste Arielën dhe më pas veten në momentin që nuk ka siguruar kontaktin e vajzës. Por duket se ata nuk e kanë marë seriozisht këtë dhe nuk kanë marrë masa, duke ja lënë kohës që të qetësonte situatën derisa ndodhi ngjarja tragjike që i dha fund “dashurisë” dhe jetës së vajzës 21 vjecare. Përgatiti AlpeNews.al