“DIVORCIN E MORA VESH NGA MEDIAT”/ Aida Shtino flet për lidhjen e re – AlpeGossip
“DIVORCIN E MORA VESH NGA MEDIAT”/ Aida Shtino flet për lidhjen e re

“DIVORCIN E MORA VESH NGA MEDIAT”/ Aida Shtino flet për lidhjen e re

Aida Shtino e ftuar në “Abc e mëngjesit”, gjatë intervistës me moderatorin Alban Musa, foli për divorcin me babain e djalit të saj. Ajo tregoi se ishte një periudhë shumë e vështirë jo vetëm për të por gjithashtu dhe për djalin pasi asokohe ai ishte adoleshent.

'Divorcin e mora vesh nga mediat', Aida Shtino flet për lidhjen e

E pyetur nëse kishte ndikuar puna në divorc, gazetarja tha: “Për mua ka ndikuar se isha një person publik dhe nuk dilja dot sepse gazetat shkruanin gjatë gjithë kohës. Vendimin e gjykatës për ndarjen e kam lexuar në gazetë. Ishte më shumë ajo “lufta” që bëhej mediatike. E kam përjetuar shumë vështirë jo për mua por për djalin se ishte adoleshent dhe ta kalonte qetë. Por falë dy prindërve që më kanë ndenjur afër, e kalova. Çdo gjë kalohet në jetë”, u shpreh gazetarja.

'Divorcin e mora vesh nga mediat', Aida Shtino flet për lidhjen e

A ka dikë në jetën e saj? “Unë jam qenie njerëzore dhe të të them se nuk ka, do të të gënjeja. Sigurisht që ka sepse njeriu nuk e shtyn dot jetën i vetëm. Unë jam e hapur”, u përgjigj ajo.

'Divorcin e mora vesh nga mediat', Aida Shtino flet për lidhjen e

Gazetarja foli dhe për djalin që jeton në Austri. E pyetur se përse nuk e ekspozon publikisht, Aida tha se është një vendim i të birit. Teksa nënkuptoi se djali i saj është në një lidhje serioze, gazetari e pyeti se si është Aida si një vjehërr.

“Jam një vjehrrë, nuk e di tani sepse jemi në fillimet. Po është e jashtme, të shikojmë njëherë. Unë besoj se do të jem e mirë. Në kuptimin se do të dal shumë dashuri dhe s’do të ndërhyj në jetën e tyre personale kur ata të vendosin.”, tha ajo.