HIDHINI NJË SY/ Ju prezantojmë me këpucët e të ardhmes! – AlpeGossip
HIDHINI NJË SY/ Ju prezantojmë me këpucët e të ardhmes!

HIDHINI NJË SY/ Ju prezantojmë me këpucët e të ardhmes!

“Mund të vishni cfarë të doni për aq kohë sa këpucët tuaja janë të bukura!” Të paktën kështu thotë një shprehje e vjetër dhe le ta pranojmë që është e vërtetë. Të gjithë e dimë fuqinë e tyre. Ju vishni një këmishë të bardhë, një palë xhinse blu klasike dhe kaq: Gjithë rëndësinë e keni lënë për tek këpucët dhe keni bërë shumë mirë! Vëmendjen më të madhe dhe gjithë veshjen e ndryshojnë pikërisht ato.

Ju prezantojmë me këpucët e të ardhmes! 

Ajo çfarë ndoshta ju nuk dini ose keni anashkaluar është se në vetvete, këpucët janë art. Eshtë një mini-arkitekturë në të cilën kërkohet të studiohen në detaje shumë elementë. E dini se këpucët e së ardhmes do të jenë “copëza arti” në kuptimin e parë të fjalës? Nëse jo, atëherë është momenti për t’u njohur me United Nude! 

Ju prezantojmë me këpucët e të ardhmes! 

Marka e famshme, me bazë në Los Angeles ka “thyer çdo rregull të këpucëve” për shkak të lidhjes së fortë që ka në filozofinë e saj me dizajnin, arkitekturën, ngjyrat, materialet dhe sigurisht lëvizjen e rehatshme. United Nude ka dyqane në më shumë se 50 vende në të gjithë botën, (përfshi këtu Amsterdam, Tokyo, Tel Aviv, Dubai, Vjenë, etj) dhe gjejeni çfarë? Së fundmi vjen edhe në Tiranë! Koleksionin e vjeshtë-dimër 2022 do ta gjeni në Coin, por para se t’i shihni nga afër na lini t’ju tregojmë pak.

Ju prezantojmë me këpucët e të ardhmes! 

Kur blini një palë këpucë të United Nude, nuk blini thjesht këpucë të reja. Blini një eksperiencë të re, art, blini pak nga fryma e Lady Gaga-s, Zaha Hadid, Iris Van Harpen, etj, etj. Jo më kot përmendëm këta emra: United Nude ka bashkëpunuar pikërisht me njerëzit që i kanë provuar botës se janë të aftë të vendosin trende.

Ju prezantojmë me këpucët e të ardhmes! 

Sigurisht këpucët e United Nude nuk janë këpucë të zakonshme që thjesht “i vesh”. Duhet të duash ekstravaganten, të thyesh “rregullat” të duash të eksplorosh dhe njëkohësisht të jesh i guximshëm për t’i veshur.

Ju prezantojmë me këpucët e të ardhmes! 

Ju prezantojmë me këpucët e të ardhmes! 

Ky model për shembull,i quajtur Mobius ishte lançimi i produktit të parë që revolucionarizoi ndërtimin e takave, duke e kthyer markën në një ikonë përsa i përket botës së dizajnit.

Ju prezantojmë me këpucët e të ardhmes! 

Të gjjithë modelet e United Nude kanë një histori, një frymëzim dhe sigurisht një kuptim pas tyre. Me siguri ju kujtohen këpucët e Lady Gaga-s që bënë aq shumë bujë pak kohë më parë? Jo vetëm për veçantinë dhe rehatinë që transmetojnë, por sepse dinë t’i përshtaten karakterit që i mban veshur. Ky është pikërisht sekreti. Këto lloj këpucësh duhet të dish t’i mbash sepse United Nude ka identitet.

Ju prezantojmë me këpucët e të ardhmes! 

Kur vesh një palë këpucë të tilla, s’mund ta bësh për të tërhequr vëmendje apo me qëllimin primar për t’u dukur ndryshe. Këpucët e United Nude duhet t’i duash, njësoj siç duhet të duash të eksplorosh me format, proporcionet, ngjyrat dhe ndërthurjen e materialeve.  Ata që e njohin, e dinë sa lajm i mirë është ardhja e United Nude në Coin, e ndërsa të tjerët ta vizitojnë sa më parë për t’u prezantuar me këpucët e së ardhmes…

Ju prezantojmë me këpucët e të ardhmes!