FIFI DHE ADISI BASHKË ME ADROLËN NË NJË EVENT/ Çfarë ndodhi mes 3 personazheve – AlpeGossip
FIFI DHE ADISI BASHKË ME ADROLËN NË NJË EVENT/ Çfarë ndodhi mes 3 personazheve

FIFI DHE ADISI BASHKË ME ADROLËN NË NJË EVENT/ Çfarë ndodhi mes 3 personazheve

Ditë më parë këngëtarja, Xhensila Myrtezaj, ka festuar njëvjetorin e themelimit të markës së saj.

Pritja  në fjalë ka arritur të bëjë bashkë në një ambient tri personazhe shumë të përfolur në mediat rozë. Bëhet fjalë për çiftin Fifi dhe Adis Patushi, si dhe bukuroshen Adrola Dushi e cila njihet si ish-bashkëshortja e këtij të fundit. Fifi është dukur mjaft elegante e veshur me një kostum të zi, ndërsa i dashuri i saj kishte zgjedhur një veshje me sportive.

Dy çiftet në fjalë kanë pozuar në një fotografi të përbashkët, respektivisht Fifi dhe Adisi me Xhensila Myrtezajn dhe Bes Kallakun. Ndërkohë vetëm pak metra më tutje ndodhej bukuroshja Adrola Dushi, e cila gjithashtu ka përgëzuar nga afër Xhensilën dhe nuk i ka kursyer fotografitë me të.

Nuk dihet nëse kjo ndejë ka takuar ballë më ballë Fifin me Adrolën dhe nëse kanë pasur apo jo ato bashkëbisedim me njëra-tjetrën. Adrola dhe Adisi janë prindër të një djali të quajtur Troi, ku vetëm pak vite pas lindjes së tij ata i dhanë fund martesës.

Kurse Fifi me Adisi  u njohën kur artistja la shtëpinë e “Big Brother VIP” dhe prej atij momenti nuk janë ndarë në asnjë çast. Dyshja janë përfolur herë pas here që do të bëhen prindër, por i kanë mohuar fjalët. Së fundmi, Fifi ka realizuar një “Ask Me” në Instagram, ku ka marr shumë pyetje. Ndër të tjera, ajo është pyetur se kur do të bëhet nënë për herë të parë.