“MË KA THYER HUNDËN”/ Banorja e Big Brother VIP Kosova tregon historinë me ish-partnerin posesiv – AlpeGossip
“MË KA THYER HUNDËN”/ Banorja e Big Brother VIP Kosova tregon historinë me ish-partnerin posesiv

“MË KA THYER HUNDËN”/ Banorja e Big Brother VIP Kosova tregon historinë me ish-partnerin posesiv

Modelja Gresa Hoti ka rrëfyer një histori personale nga jeta e saj. Në një bisedë me Ana Kabashin, Gresa tregoi një moment të vështirë të jetës së saj me ish-partnerin. Ajo u shpreh se ish-dashuri i saj e vinte kundër familjes së tij.

“Më vinte kundër nënës së vet, komplet kundër. Kam shkuar në Siçili edhe disa herë më thoshte “e kam harru kuletën”. Kur i harxhova lekët më tha që unë do të rri atje. Më vinte kundër nënës së vet, kundër motrës së vet. Babai i tij kur ka qenë ky i vogël më tregonte që u fshihej në krevat se e rrihte nënën e vet për flokë”, rrëfeu Gresa. Ajo po ashtu zbuloi se ish i dashuri i saj e kishte mbyllur në dhomë, madje ka pasur edhe raste dhune.

“S’kam guxuar kurrë të dal me shoqe, 24 orë vetëm me atë. Nëna e tij më tha që ti bëj gati gjërat që të më çojë në aeroport. Por, ai më mbylli në dhomë. Ia nisi të qajë dhe e theu të gjithë dhomën. Psikopat. Nuk ka qenë i keq kshtu”, tha ajo. Në një moment, modelja tregon edhe se ai e kishte goditur në fytyrë dhe i kishte thyer hundën.