MUNGOI NË FESTIVALIN E RTSH/ Reagon Aurela Gaçe: Më fshinë dhe nga historia – AlpeGossip
MUNGOI NË FESTIVALIN E RTSH/ Reagon Aurela Gaçe: Më fshinë dhe nga historia

MUNGOI NË FESTIVALIN E RTSH/ Reagon Aurela Gaçe: Më fshinë dhe nga historia

Nata e tretë e Festvalit të Këngës në RTSH iu dedikua historisë së këtij eventi muzikor, ku u rikthyen disa prej këngëve më të paharrueshme për publikun nga artistë të mëdhenj. Mirëpo, mungesa e Aurela Gaçes ka shkaktuar pakënaqësi në rrjet. Së fundmi Aulona Musta gajtë një bashkëbisedimi me gazetarin Andi Vrapi ka kërkuar të dijë përse Aurela Gaçe nuk ishte pjesë e festivalit. Aurela e ka marrë mesazhin e tyre dhe ka sqaruar gjithçka.

Aurela tregon se ajo e mori ftesën për në festival por për shkak të angazhimeve të saj nuk mundi të ishte pjesë. Megjithatë shprehet e pakënaqur që nuk u shfaq në promo.

“Në siglat promovuese të festivalit asnjë video e këtyre këngëve nuk ishte. Paçka se Aulona thotë që këto këngë janë… pse asnjë prej këtyre këngëve për 3 sekonda nuk ishte pjesë e promos? Në fakt ftesa për të marrë pjesë është marrë. Mbase fakti që nuk munda të jem në skenë bëri të më fshijnë edhe nga videot promovuese!”, shkroi Aurela.

Mungoi në Festivalin e RTSH, reagon Aurela Gaçe: Më fshinë

“Më thanë që më duan, por në momentin që unë nuk kam mundësi të shfaqem, prej angazhimeve sigurisht, ndodh të të fshihet dhe historia, me shumë dashuri”-, përfundoi këngëtarja, duke postuar më pas edhe disa postime nga Aulona Musta dhe Jonida Alickolli që shprehen të habitura për mungesën e artistet në festival.

Mungoi në Festivalin e RTSH, reagon Aurela Gaçe: Më fshinë

Mungoi në Festivalin e RTSH, reagon Aurela Gaçe: Më fshinë