Në natën e tretë të Festivalit të Këngës, të gjithë këngëtarët kënduan në duete me artistë të njohur. Këngëtarja e njohur, Elsa Lila riktheu pas 25 vitesh këngën e saj “Pyes lotin”, por në bashkëpunim me reperin Capital T.
Performanca u prit shumë mirë nga publiku dhe në një moment kamera fokusoi për pak sekonda modelen Adrola Dushi, e shoqëruar me miken e saj, Kristina Baki, që u ngritën në këmbë të entuziazmuara.
Prej disa kohësh, Capital dhe Adrola po përfliten se janë në një lidhje, ndonëse asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar lajmin.







![Koha për relaks! Dua Lipa tregon super format trupore dhe i ka dy fjalë për ata që e kanë inat[FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/05/diteeelumturrrperduaaa-400x301.jpg)







